• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 30 July, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

30 July, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
MBI 914 MIJË VIKTIMA NGA COVID-19/ India shënon rekord global, rritet numri i viktimave në Brazil dhe Meksikë
Home
Nderkombetare

MBI 914 MIJË VIKTIMA NGA COVID-19/ India shënon rekord global, rritet numri i viktimave në Brazil dhe Meksikë

11 September, 2020 s.autor Botë, Nderkombetare

Pandemia e koronavirusit po gjunjëzon botën, pasi në mbi 200 shtete janë infektuar deri më tani 28,348,050 dhe kanë vdekur 914,168 mijë të tjerë. Lajmi i mirë është se të paktën 20,354,564 prej tyre janë shëruar totalisht nga virusi vdekjeprurëës.
Shtetet e Bashkuara të Amerikës janë ndër vendet më të prekura nga pandemia. Aktualisht në Shtetet e Bashkuara të Amerikës janë 6,588,181 të infektuar dhe janë shënuar 196,331 vikitma.

Rusia po përballet me raste të shumta të pacientëve me koronavirus, ndërsa numri i viktimave ka shkuar në 18,263.

Ministria e Shëndetësisë së Indisë tha se me 1.209 vdekjet e reja, numri i viktimave nga COVID-19 është rritur në 76.271.

Në Indi, në 24 orët e fundit janë shënuar 95.551 raste të reja, duke shënuar rritjen më të lartë të regjistruar deri më tani në Indi si dhe “shifrën më të lartë të shënuar brenda një dite në një vend të vetëm të botës”.

Në vendin ku prej fillimit të shtatorit janë shënuar raste ditore rekord njëra pas tjetrës, numri i rasteve është rritur në 4.562.415.

Deri më tani ka arritur në 3.542.663 numri i personave që janë shëruar nga COVID-19 në Indi, popullsia e së cilës tejkalon 1.3 miliardë.

Sipas faqes së internetit “Worldometer”, e cila përpilon të dhënat në lidhje me COVID-19, India radhitet në vendin e dytë në botë për sa i përket numrit të rasteve dhe në vendin e tretë sa i përket numrit të viktimave.

Ministria e Shëndetësisë së Brazilit njoftoi se me 40.431 raste të reja që janë regjistruar në 24 orët e fundit, ka arritur në 4.239.763 numri i rasteve me COVID-19 në vend ndërsa bilanci i viktimave ka shkuar në 129.575 me 922 vdekje të reja.

Ndërkohë, numri i personave të shëruar nga virusi ka arritur në 3.497.337.

Me një popullsi prej më shumë se 211 milionë banorësh, Brazili cilësohet si “epiqendra e pandemisë” në Amerikën Latine.

Ministria e Shëndetësisë së Meksikës njoftoi se me 554 vdekjet e reja të shënuara në 24 orët e fundit, numri i viktimave nga COVID-19 në vend është rritur në 69.649. Ndërkaq, me 4.857 raste të reja, numri i të infektuarve me COVID-19 është rritur në 652.364.

Deri më tani, në vend janë shëruar 458.850 persona të prekur me COVID-19.

Numri i vdekjeve nga COVID-19 në Meksikë tejkaloi për herë të parë shifrën 500 më 27 maj. Në Meksikë, rasti i parë me COVID-19 u regjistrua më 28 shkurt ndërsa vdekja e parë më 19 mars.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article KUR FILLON "TAKE ME OUT"? Luana Vjollca i shuan kuriozitetin të gjithëve dhe jep përgjigjen (FOTO)
Previous article NUK PËRMBAHET/ Kryemadhi: 25 prilli do të jetë dita e gjykimit dhe çmontimit për Edi Ramën e qeverinë e tij

s.autor

Postime të ngjashme

ALARMI I BE: Evropa rrezikon sezonin më shkatërrues të zjarreve në histori, gushti pritet kritik Botë

ALARMI I BE: Evropa rrezikon sezonin më shkatërrues të zjarreve në histori, gushti pritet kritik

PËRPJEKJET PËR PAQE NË UKRAINË/ Trump dërgon të besuarit e tij në Kiev, Witkoff dhe Kushner me mision të ri diplomatik Botë

PËRPJEKJET PËR PAQE NË UKRAINË/ Trump dërgon të besuarit e tij në Kiev, Witkoff dhe Kushner me mision të ri diplomatik

IRANI GODET BAZAT AMERKIKANE/ Lëshon raketa balistike në objektivat ushtarake në Jordani Botë

IRANI GODET BAZAT AMERKIKANE/ Lëshon raketa balistike në objektivat ushtarake në Jordani

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT