Mjekë dhe infermierë në Spitalin e Gjirokastrës presin në ankth përgjigjet e tamponëve të tyre nga ISHP.
Mësohet se personave të cilëve u është marrë tamponi janë kryesisht infermierë dhe mjekë në Repartin e Kirurgjisë, i cili tashmë me vendim është mbyllur deri në daljen e rezultateve. Për shkak të kontakteve të punës, dyshohet se mjekët dhe infermierët janë infektuar me Covid-19.
Në ankth stafi i Spitalit “Omer Nishani” pret përgjigjet e tamponëve, të marrë nga epidemiologët atje.


