• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 30 July, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

30 July, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
SITUATA E COVID-19/ Eksperti amerikan: Ja pse u pezullua vaksina e koronavirusit
Home
Nderkombetare

SITUATA E COVID-19/ Eksperti amerikan: Ja pse u pezullua vaksina e koronavirusit

11 September, 2020 s.autor Botë, Nderkombetare

Eksperti kryesor amerikan për sëmundjet ngjitëse, Dr. Anthony Fauci, tha se pezullimi nga kompania AstraZeneca e testimeve të saj përfundimtare globale për vaksinën eksperimentale për COVID-19 dëshmon për efikasitetin e masave mbrojtëse që janë pjesë e këtyre testimeve.

“Është e rëndësishme të theksojmë se kjo është arsyeja pse kemi faza të ndryshme të testimit, për të përcaktuar nëse këto kandidatura (vaksinash) janë të sigurta”, tha Fauci në një intervistë me “CBS This Morning”. “Është vërtet njëra prej valvulave të sigurisë në testime të tilla”.

Kompania gjigande britaniko-suedeze e farmaceutikës ndaloi testimet pasi një nga pjesëmarrësit vullnetarë u sëmur pas marrjes së ilaçit eksperimental.

“Është fatkeqësi që kjo ndodhi, dhe të shpresojmë se do të jenë në gjendje të vazhdojnë me pjesën e mbetur të testimit”, tha Fauci. “Por, nuk dihet. Duhet të hetojnë më tej”.

Kompania bëri një deklaratë të martën ku tha se pauza në testim është një “veprim rutinë, që duhet të ndodhë sa herë ka një sëmundje ndoshta të pashpjegueshme në ndonjë nga testimet, ndërkohë që bëhen hetime për t’u siguruar integriteti i testimeve”.

AstraZeneca zhvilloi vaksinën AZD1222, në bashkëpunim me Universitetin e Oksfordit në Britani. Vaksina është në fazën e testimit masiv 2 dhe 3 në disa vende, mes tyre Shtetet e Bashkuara, Britania, Brazili, Afrika e Jugut dhe India. AZD1222 është një prej tre vaksinave për COVID-19t që janë në fazën 3 të testimit në Shtetet e Bashkuara.

Kompania nuk bëri të ditur natyrën e sëmundjes së pjesëmarrësit, por gazeta “New York Times” raporton se vullnetari, me qendër në Britani, u diagnostikua me mielit transversal, një sindromë inflamatore që prek palcën kurrizore dhe shpesh shkaktohet nga infeksione virale. Por gazeta tha se nuk dihet nëse është e lidhur direkt me vaksinën AZD1222.

Disa orë para se të njoftonte pauzën e testimit të vaksinës COVID-19, AstraZeneca u bashkua me tetë prodhues të tjerë të ilaçeve duke u zotuar të mos kërkojnë miratim nga entet rregullatore të qeverisë amerikane për ndonjë vaksinë, derisa të gjitha të dhënat tregojnë se ajo ishte e sigurt dhe efektive.

Shefat ekzekutivë të nëntë kompanive, ndër to Johnson & Johnson, Merck, Moderna dhe Novavax, si dhe kompanitë që menaxhojnë dy projekte të përbashkëta vaksinash, Pfizer dhe BioNTech, si dhe Sanofi dhe GlaxoSmithKline, lëshuan një deklaratë duke premtuar se ata “do të bënin kërkesën për miratim ose autorizim për përdorim emergjent pas demonstrimit të sigurisë dhe efikasitetit përmes një studimi klinik të fazës 3 që është projektuar dhe kryer për të përmbushur kërkesat e ekspertëve të autoriteteve rregullatore”, përfshirë Administratën Amerikane të Ushqimit dhe Barnave (FDA).

Drejtuesit thanë se ata “gjithmonë do ta bëjmë sigurinë dhe mirëqenien e individëve të vaksinuar përparësinë tonë kryesore”.

Premtimi i përbashkët i pazakontë kishte për qëllim lehtësimin e frikës në rritje nga ekspertët e shëndetësisë se kompanitë farmaceutike janë nën presion të konsiderueshëm politik për të zhvilluar dhe futur shpejt në treg një vaksinë për COVID-19. Presidenti Donald Trump ka sugjeruar vazhdimisht se një vaksinë e suksesshme mund të jetë gati para 3 nëntorit, datës së zgjedhjeve presidenciale.

Por Moncef Slaoui, këshilltari kryesor për vaksinën i Presidentit Trump dhe bashkë-drejtor i nismës së administratës, Operacioni “Warp Speed”, që po financon shumë nga përpjekjet për të zhvilluar, testuar dhe prodhuar një vaksinë të mundshme, i tha Radios Publike Kombëtare (NPR) javën e kaluar se është “shumë e vështirë” që një vaksinë të autorizohet para ditës së zgjedhjeve./ VOA

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article SHKON TË LUAJ ME SHOKËT, POR E "PËSON" KEQ/ Adrian Bujupi përfundon i gjakosur (FOTOT)
Previous article ZJARRET MASIVE NË OREGON TË SHBA-VE/ Mbi gjysmë milioni njerëz shpërngulen nga frika e flakëve

s.autor

Postime të ngjashme

ALARMI I BE: Evropa rrezikon sezonin më shkatërrues të zjarreve në histori, gushti pritet kritik Botë

ALARMI I BE: Evropa rrezikon sezonin më shkatërrues të zjarreve në histori, gushti pritet kritik

PËRPJEKJET PËR PAQE NË UKRAINË/ Trump dërgon të besuarit e tij në Kiev, Witkoff dhe Kushner me mision të ri diplomatik Botë

PËRPJEKJET PËR PAQE NË UKRAINË/ Trump dërgon të besuarit e tij në Kiev, Witkoff dhe Kushner me mision të ri diplomatik

IRANI GODET BAZAT AMERKIKANE/ Lëshon raketa balistike në objektivat ushtarake në Jordani Botë

IRANI GODET BAZAT AMERKIKANE/ Lëshon raketa balistike në objektivat ushtarake në Jordani

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT