Për dymbëdhjetë muaj do të realizohen disa prej projekteve më madhore në të gjithë botën.
Nga ndërtesa shumëkatëshe që arrijnë në një lartësi të paimagjinueshme, deri tek projektet për aeroporte gjigandë të cilët priten të marrin “jetë” këtë vit që kemi hyrë.
Përgatiti: AlpeNews.al
- Qendra ‘Lakhta’ që do të ndërtohet në Shën Petersburg (Rusi). Ajo do të ndërtohet e gjitha prej xhami, një material ky i përdorur edhe për gradaçelat në Nju Jork.
- Kulla ‘Leeza SOHO’ do të ndërtohet në Pekin (Kinë). Materiali i përdorur do të jetë xhami i temperuar, gjithashtu kulla do të jetë në TOP 10 më të mirat në Azi.
- ‘FRAMEWORK’ do të ndërtohet në Oregon të SHBA-ës. Forma e saj si një kuti e zgjatur do të listohet si një prej ndërtesave më të veçanta në SHBA.
- ‘Grand Museum of Egypt’ do të ndërtohet në Giza të Egjiptit. Është pritur më shumë se 15 vjet për të finalizuar fituesin e projektit, dhe dukshëm zgjedhja e bërë është shumë e veçantë.
- ‘Instanbul Airport Terminal’ do të jetë një projekti gjigand turk që do të ndërtohet si Airporti i ri i Stambollit. Do të jetë një prej më të mirëve sa i përket madhësisë, dhe vendqëndrimeve të avionëve.