• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 11 October, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

11 October, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
TAKIMI NË KAVAJË/ Spiropali: Punëhiçët lanë pas një bastion të keqpërdorur e të painvestuar
Home
Politikë

TAKIMI NË KAVAJË/ Spiropali: Punëhiçët lanë pas një bastion të keqpërdorur e të painvestuar

10 September, 2020 F.autor Politikë

E Deleguara e PS-së për Qarkun Tiranë, Elisa Spiropali ka marrë pjesë sot në  Asamblenë Socialiste të Kavajës për të vijuar organizimin kapilar deri në fitoren e 25 prillit.

“Kavajsit më mirë se kushdo e dinë ndryshimin mes nesh dhe opozitarëve tanë zhulmë-mëdhenj e punë-pak. Nga Saliu i Parë (I) e të gjithë me radhë, Kavajën e përdorin si slogan dhe e tundin si flamur. Në fakt e lanë pas një bastion të keqpërdorur, të painvestuar, të pazhvilluar”, tha ajo.

Në vijim, Spiropali tha se “për ne Kavaja është një bashki me potencial të jashtëzakonshëm. Qeveria dhe bashkia Kavajë, kanë investuar fuqishëm për t’i ndryshuar faqen. Siç e meriton qytetaria dhe njerëzit e kësaj zone të begatë. Ne jemi bashkë në ditë të mira, por edhe në ditë të vështira. Vlerësimi i dëmit për çdo pallat dhe shtëpi, dëmshpërblimi për mijëra familje në kohë rekord, u pasuan nga Programi i Rindërtimit, një tjetër dëshmi e fortë se bëjmë çka themi”.

“12 shkolla të reja moderne, një zonë e re zhvillimore ku do të ndërtohen 7 pallate me 300 apartamente banimi dhe infrastrukturë shoqëruese, por edhe puna vijuese për ndërtimin e banesave individuale në bashkinë Kavajë Njësinë Administrative Golem, Luz i Vogël dhe Helmas janë prova e fortë se pushteti nuk është qëllim në vetvete, por mjet për të arritur qëllimet”, tha ajo.

Po ashtu, Spiropali tha se “investimet e qeverisë dhe bashkisë nuk do të ndalin për të tjera punë transformuese në Kavajë, ashtu siç ky vend i meriton dhe i ka pritur për kaq vjet, që nga koha kur shëtisnin këtej anëve punëhiçët që u ndëshkuan me votë dhe do të ndëshkohen sërish”.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article COVID-19/ Mjeku amerikan beson se shumë shpejt do shpëtojmë nga maskat: Duhet të festojmë kur…
Previous article FLAKËT SHKATËRRUAN KAMPIN/ Qeveria greke nis anijet për të ndihmuar strehimin e 13 mijë emigrantëve

F.autor

Postime të ngjashme

ZGJEDHJET LOKALE/ Berisha zbulon kur do të publikojë emrat e kandidatëve të PD-së Politikë

ZGJEDHJET LOKALE/ Berisha zbulon kur do të publikojë emrat e kandidatëve të PD-së

“SHQIPËRIA MBYLL KAPITULLIN E KATËRT”/ Integrimi dhe anëtarësimi në BE, reagon kryeministri Rama: Nis numërimi mbrapsht i kohës drejt objektivit historik Breaking News

“SHQIPËRIA MBYLL KAPITULLIN E KATËRT”/ Integrimi dhe anëtarësimi në BE, reagon kryeministri Rama: Nis numërimi mbrapsht i kohës drejt objektivit historik

KRITIKAT e Spiropalit: Nuk është kjo reforma që duhet, s’jemi kartonë këtu Politikë

KRITIKAT e Spiropalit: Nuk është kjo reforma që duhet, s’jemi kartonë këtu

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT