• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 30 July, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

30 July, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
SITUATA E COVID-19/ Kosova dhe Maqedonia e Veriut diskutojnë situatën epidemiologjike dhe hapjen e kufijve
Home
Rajon

SITUATA E COVID-19/ Kosova dhe Maqedonia e Veriut diskutojnë situatën epidemiologjike dhe hapjen e kufijve

10 September, 2020 s.autor Rajon

Maqedonia e Veriut dhe Kosova po diskutojnë sot në Shkup mbi gjendjen epidemiologjike COVID-19, si dhe mundësinë e lehtësirave për lëvizjen e qytetarëve, jo vetëm mes dy vendeve, por edhe më gjerë në rajon.

Ministri i Shëndetësisë së Kosovës, Armend Zemaj para takimit në Shkup me homologun e tij maqedonas, Venko Filipçe, ka folur për gjendjen epidemiologjike në Kosovë duke theksuar nevojën për lehtësira gjatë kalimeve kufitare.

“Ne do të kemi një vlerësim të ri të situatës epidemiologjike. Sigurisht, në Kosovë kemi rënie të numrit të infektimeve, jemi drejt një stabiliteti komod, por duke e rritur përgjegjësinë në zbatimin e masave. Njëherësh do të shohim si është edhe gjendja në rajon, në Shqipëri, Maqedoni, Mali të Zi, Serbi dhe qytetarëve tanë ti mundësohet lëvizje më e lehtë”, ka deklaruar ministri Zemaj, duke theksuar se kushtet eventuale për kalimin e kufijve do të vendosen në bashkëpunim me profesionistët dhe duke u bazuar në situatën epidemiologjike.

Autoritetet e të dyja vendeve, për shkak të pandemisë, kanë vendosur kufizime për lëvizjen e qytetarëve duke lejuar qarkullimin vetëm me test negativ PCR, jo më të vjetër se 72 orë.

Ky test tregon nëse virusi është aktiv, duke analizuar strishot nga hunda dhe fyti.

Kjo vlen edhe për kalimet transit mes dy vendeve. Të dyja vendet lëvizje të lirë për momentin kanë vetëm me Shqipërinë.

Maqedonia e Veriut aktualisht ka 15.293 persona të diagnostikuar me COVID-19, prej tyre 12.754 janë shëruar, 634 kanë vdekur kurse 1905 persona ende janë aktiv. Në nivel të shtetit janë kryer 160.180 teste.

Numri i përgjithshëm i të prekurve me koronavirus në Kosovë arrin në 14,301. Prej tyre, gjithsej 568 pacientë kanë humbur jetën dhe 10,782 janë shëruar. Aktive vazhdojnë të mbeten edhe 2,951 raste.

 

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article MUNGESA E VITAMINËS D/ Kush rrezikohet, pasojat në organizëm dhe ushqimet ku ta gjeni
Previous article "VAZHDOJMË AKOMA TË BËJMË..."/ Të dashuruar si asnjëherë më parë Jona Spahiu ndan FOTON e veçantë me bashkëshortin

s.autor

Postime të ngjashme

AKSIDENT I RËNDË NË KOSOVË/ Kamioni përplaset me tre makina, shtatë të plagosur Rajon

AKSIDENT I RËNDË NË KOSOVË/ Kamioni përplaset me tre makina, shtatë të plagosur

TMERR NË GREQI/ Trupi i dekompozuar i britanikes gjendet brenda një valixheje Rajon

TMERR NË GREQI/ Trupi i dekompozuar i britanikes gjendet brenda një valixheje

PA ZË NË WASHINGTON? Kosova përballet me një sfidë të re diplomatike Rajon

PA ZË NË WASHINGTON? Kosova përballet me një sfidë të re diplomatike

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT