Lajmi u dha nga gjinekologia, Anika Dokle e cila postoi një video të trinjakëve në faqen e saj të Facebook, ku dëgjohen duke qarë.
Foshnjat erdhën në jetë rreth tre orë më parë.
Ajo shprehet se trinjakët janë gëzim jo vetëm i prindërve por edhe i stafit mjekësor që asistuan në ardhjen në jetë të tyre.
Foshnjat duken të shëndetshme, ndërsa mjekia nuk ka dhënë detaje mbi gjininë e tyre.
“Sapo… Lindjet trinjake janë gëzim jo vetëm i prindërve, por edhe i yni!! ❤❤❤”– shkroi gjinekologia Dokle.


