• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 3 July, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

3 July, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
KORONAVIRUSI/ Mjeku pneumolog: Si të kujdesemi për virozat dhe përse duhet përshpejtuar vaksina e antigripit
Home
Sociale

KORONAVIRUSI/ Mjeku pneumolog: Si të kujdesemi për virozat dhe përse duhet përshpejtuar vaksina e antigripit

10 September, 2020 Delo.autor Aktualitet, Breaking News, Sociale

I ftuar në ABC-ja e mëngjesit pneumologu Dr. Adrian Jorgji foli për  virozat e stinës, kujdesin që duhet treguar ndaj tyre dhe ngjashmëritë që kanë me koronavirusin.

Gjithashtu gjatë bisedës në studio pneumologu u ndal edhe të vaksina e gripit dhe Pneumokokut, për të cilat këshilloi edhe rastet se kur duhet të përdoren.

“Problematike nuk janë vetëm virozat, janë mikrobet, mikroorganizmat. Ndaj duhet treguar sa më shumë qetësi dhe përkujdesje. Shenjat për të cilat merakosemi çdo ditë, janë një kollë e lehtë e thatë, një dhembje trupore, apo edhe një temperaturë. Një situatë të tillë mund ta shkaktojë një e ftohur e thjeshtë, një gjendje gripale apo një gjendje virusale.

Po ashtu duhet treguar ndaj fenomeneve alergjike. COVID shprehet edhe me të vjedha, diarre… Po ashtu me rëndësi është edhe biseda me mjekun e familjes”, tha Jorgji.

Sakaq ai shtoi se për raste të tilla si situata e pandemisë, duhet treguar vigjilencë dhe se qytetarët duhet të tregohen gjakftohtë.

“Anikambulant, Për të mjekuarit jashtë spitalor të COVID që nuk sjellin me vete sëmundje klinike të rënda, që nuk janë të mjekuar nga ana klinike. Një të sëmurë që rri i shtrirë për një kohë të gjatë duhet ta mbrosh.

Gjithashtu ai foli edhe për vaksinë antigrip që bëhen gjatë vjeshtës.

Moshës së tretë duhet t’i bëjmë vaksinën e gripi?

Jorgji: Rekomandohet në botë jo vetëm të bëhet, por edhe të jetë e përshpejtuar.  Unë e rekomandoj vaksinën për pacientët e moshës së tretë, por duhet të kemi parasysh se një pjesë e mirë e moshave të treta sjellin sëmundje kronike me vete.

Këto dy vaksina shkojnë njëra-pas tjetrës, Pneumokokut dhe e gripit?

Jorgji: Shkojnë brenda disa ditëve. Pra fillimisht rekomandohet vaksina e gripit dhe brenda disa ditësh (5 ditë) bëhet vaksina e gripit.

Virozat prekin edhe fëmijët:

Jorgji:  I prek shumë. Fëmijët sjellin një ngarkesë shumë të madhe virale. Nuk ka asnjë virus që sa i përket aparatit respirator që të krijon imunitet afatgjatë, asnjë virus. Pra do të thotë që nuk do të ketë një vaksinë që mund të të shpëtojë për një kohë afatgjatë.

Pse bien antitrupat 8 javë pas shërimit?

Jorgji: Pas javës së tetë ata që kanë kaluar, igG që është matësi i antitrupave, në një masë gati 70% fillon edhe bie.

Unë do të thoja që duhet të tregohemi vigjilent në lidhje me këtë situatë.

Këtë vit do të duhet t’i kalojmë në këmbë virozat?

Jorgji: Referuar familjes së COVID, është një studim gjerman me 10 persona për familjen e COVID , që janë edhe shkaktarë të ftohurës së thjeshtë. Dhe ka rezultuar që deri në 3-4 herë në vit mund të infektohesh nga kjo familje. Theksoj se është detyrë qytetare që të tregojmë kujdes edhe nëse kemi një të ftohur të thjeshtë.

A duhet të rivendoset karantina?

Jorgji: Për fat të keq mendoj që COVID-19 do të shfrytëzohet, qoftë për arsye politike, ekonomi ndaj theksoj se duhet të tregohemi të kujdesshëm. Bota po ndryshon, ka gjëra që nuk varen nga ne. Ka vende që kanë filluar të përgatisin njerëzit që mund të ketë mbyllje të re. Unë jam për faktin se ne duhet të përballemi me fenomenin dhe jo të fshihemi. Cila është përgatitja që bëjmë në? Kur jemi në merak për diçka duhet të përgatitemi për faktin. Kjo nuk bëhet me fjalë, por duke rritur nivelin në detyrë. Theksoj se mjeku i familjes është jo i vlerësuar.

Sakaq ai u shpreh se qytetarët nuk duhet t’i neglizhojnë shqetësimet dhe se koha në të cilën i drejtohemi mjekut ka shumë rëndësi për të parandaluar përkeqësimin e situatës.

“Deri tani jam i kënaqur , por profesionisti duhet të bëjë punën me merak dhe qytetari që ka problemin duhet të jetë i kujdesur. Theksoj që edhe për COVID-19 në të përditshmen time, them se shumë e rëndësishme është koha në të cilën drejtohesh tek mjeku, të mos e neglizhosh, pra nuk shoh diçka kaq të madhe për tu trembur”, tha më tej ai.

/abcnews.al/

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article KORONAVIRUSI/ Mbi 28 milionë raste me COVID-19 në mbarë botën
Previous article KAPET NJË SASI REKORD DROGE/ Të fshehura brenda këpucëve dhe me destinacion Zvicrën, kapen 600 kg kokainë në Holandë

Delo.autor

Postime të ngjashme

SPAK KËRKON SËRISH ARRESTIMIN E BALLUKUT? Klodian Braho: Mungesa e masës nuk ndalon hetimin. Për ne deputeti... Aktualitet

SPAK KËRKON SËRISH ARRESTIMIN E BALLUKUT? Klodian Braho: Mungesa e masës nuk ndalon hetimin. Për ne deputeti...

DETAJET E PARA/ Policia “çmonton” call center-in në Shkodër, 5 në pranga dhe mbi 15 nën hetim Aktualitet

DETAJET E PARA/ Policia “çmonton” call center-in në Shkodër, 5 në pranga dhe mbi 15 nën hetim

GJYQI ME PROKURORIN OLS DADO/ Kryebashkiaku Erion Veliaj mbërrin në ambientet e Gjykatës Administrative Aktualitet

GJYQI ME PROKURORIN OLS DADO/ Kryebashkiaku Erion Veliaj mbërrin në ambientet e Gjykatës Administrative

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT