• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 3 July, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

3 July, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
DO LEJOHET…/ Gjermania hap shtëpitë publike, ja si do priten klientët
Home
Nderkombetare

DO LEJOHET…/ Gjermania hap shtëpitë publike, ja si do priten klientët

9 September, 2020 F.autor Botë, Nderkombetare

Protestat e punonjëseve dhe punonjësve të seksit u kurorëzuan me sukses. Bordeleve në pesë lande të Gjermanisë u lejohet të mirëpresin sërish klientë – sidoqoftë me maska. Gjykata e Lartë Administrative e Rin-Westfalisë Veriore në Mynster e hodhi poshtë vendimin për ndalimin e prostitucionit, që ishte marrë për shkak të krizës së Coronës. Vendimi hyn në fuqi menjëherë dhe nuk mund të apelohet. Ndalimi i plotë i prostitucionit shkel parimin e proporcionalitetit, tha gjykata. Ndërkohë thuajse të gjithë sektorët e shërbimeve janë lejuar të punojnë pa kufizime dhe në shkallë të gjerë, pra nuk është e qartë pse sektori i shërbimeve seksuale vazhdon të jetë plotësisht i ndaluar.

Shkelje e parimit të proporcionalitetit Kontakti seksual zakonisht është i kufizuar mes dy personave, pra rreziku i përhapjes së infeksioneve është më i ulët se në rastin e aktiviteteve të tjera me shumë pjesëmarrës, të cilat tashmë lejohen, argumentoi gjykata.Protestat e punonjëseve dhe të punonjësve të seksit kurorëzohen me sukses – trupi gjykues vendos rihapjen e bordeleve. Gjykata shpjegoi se rreziku i infektimit është më i madh p.sh. në festa private me deri në 150 vetë ku njerëzit edhe vallëzojnë apo konsumojnë pije alkoolike apo në studiot e fitnesit, sepse aty ka shpërndarje më të mëdha të aerosoleve nga frymëmarrja, se sa në shtëpitë publike.

Jo vetëm kondom, por edhe maskë. Autoritetet shëndetësore do të përcaktojnë ditët e ardhëshme kushtet për rifillimin e veprimtarisë në bordele. Ndër to do të jenë mbajtja e detyrueshme e maskës gjatë gjithë gjithës si dhe ndalimi i pijeve alkoolike. Një prostitutë në Hamburg prezanton rregullat e reja: mbajtjen e detyrueshme të maskës gjatë seksit Edhe pse lejoi rihapjen e bordeleve gjykata vendosi ta lërë në fuqi ndalimin e prostitucionit në makina apo gjatë festash dhe aktivitetesh erotiko-seksuale. Shoqatat e punonjëseve dhe punonjësve të seksit si dhe të pronarëve të bordele dhe të klubeve erotike tërhoqën vëmendjen se ndalimi tyre nuk çon në ndërprejen e prostitucionit por vetëm e transferon atë në ilegalitet. Pascha – bordeli më i madh i Evropës falimentoi. Për shkak të ndërprerjes së veprimtarisë së bordeleve shumë prej tyre, si p.sh. “Pascha” në Këln bordeli më i madh i Evropës, falimentuan./DW/

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article "FORBES" publikon listën e më të pasurve të SHBA-së, surprizon Presidenti Donald Trump
Previous article “NUK MBAN MË” Kryemadhi: Do e thyejmë në mes Edi Ramën, s’ka burrë nëne që e mban në këmbë

F.autor

Postime të ngjashme

"NATO MBULOI BOSHLLËQET E LËNA NGA SHBA"/ Trump paralajmëron masa ndaj aleatëve që nuk përmbushin objektivat Botë

"NATO MBULOI BOSHLLËQET E LËNA NGA SHBA"/ Trump paralajmëron masa ndaj aleatëve që nuk përmbushin objektivat

ALARM I NATO/ Rutte: Rusia, një kërcënim afatgjatë edhe pas luftës Botë

ALARM I NATO/ Rutte: Rusia, një kërcënim afatgjatë edhe pas luftës

SFIDË PËR ZELENSKYN? Raportet e fundit: Ish-komandanti i përgjithshëm i Ukrainës do të kandidojë për president Botë

SFIDË PËR ZELENSKYN? Raportet e fundit: Ish-komandanti i përgjithshëm i Ukrainës do të kandidojë për president

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT