• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 6 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

6 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
SEZONI VEROR/ Kreu i bashkisë Sarandë bën bilancin: U regjistruan 600 mijë turistë më pak, bien vizitat edhe në Butrint
Home
Destinacione

SEZONI VEROR/ Kreu i bashkisë Sarandë bën bilancin: U regjistruan 600 mijë turistë më pak, bien vizitat edhe në Butrint

9 September, 2020 F.autor Destinacione

Situata nga koronavirusi ka ulur me rreth 600 mijë numrin e pushuesve në bregdetin e Sarandës. Sipas kreut të bashkisë së Sarandës Adrian Gurma gjatë muajve qershor, korrik, gusht janë regjistruar rreth 220 mijë turistë, ndryshe nga një vit më parë ku numri shkonte deri në 820 mijë.

“Situata në muajt Qershor dhe Korrik ka qenë shumë me e vakët për sa i përket turizmit, ndërsa Gushti ka qenë diçka më ndryshe, situatë më e përmirësuar. Numri i pushuesve ka qenë më i pakët krahasuar më vitet e kaluara, sepse në vitin 2019 janë numëruar rreth 800-820 mijë turistë kurse këtë vit shkon në 200-220 mijë turistë”, tha kreu i Bashkisë së Sarandës Adrian Gurma.

Rënie të vizitorëve kanë pasur edhe sitet kulturore. Adrian Gurma shprehet se Amfiteatri antik i Butrintit është vizituar nga vetëm 18 mijë turistë, ku 10 % prej tyre kanë qenë të huaj.

“Kemi pasur një rënie drastike edhe të vizitorëve në sitet kulturore dhe muzeale të bashkisë tonë. Butrinit vitet e tjera ka qenë i vizituar ndërsa këtë vit ka arritur një shifër në 18 mijë vizitorë, ku 10% kanë qenë të huaj”, tha Adrian Gurma

Kryebashkiaku Gurma tha se situata në muajin gusht ishte më optimiste, ku pati një rritje të turistëve dhe më të kërkuarit kanë qenë hotelet në vijën e parë, të cilat kishin akomodime në nivelin 35-40%.

“Edhe në Sarandë dhe Ksamil më të preferuar nga turistët kanë qenë hotelet e vijës së parë, pra të zonës A dhe B. Sipas të dhënave nga operatorët turistikë kanë qenë në nivelin 35-40% të mundësive akomoduese”, tha Gurma

Risi gjatë këtij sezoni turistik në Sarandë kanë qenë pushuesit polakë dhe serbë. Ndërkohë numrin më të lartë e zënë ata vendas dhe kosovarë. ReportTv

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article COVID-19/ A do të rikthehen në normalitet shkollat ​​dhe universitetet? Ja çfarë thonë ekspertët
Previous article "RAMA I NEVERITSHËM ME NJË MANDAT TË 3?" Mustafa Nano sqaron intervistën e "pasqyruar keq": Ja çfarë thashë

F.autor

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT