Neritan Ceka është infektuar me COVID-19.
Ai ndodhet i shtruar në shtëpi pasi nuk ka pranuar të shtrohet në spital për të marrë trajtimin mjekësor.
Përveç trajtimeve me medikamentet anti-Covid, Ceka po asistohet edhe me oksigjen për lehtësimin e frymëmarrjes.
Ceka, edhe pse politikan dhe arkeolog me përvojë, muajt e fundit ka treguar paqëndrueshmëri intelektuale.
Muaj më parë ai shpërtheu në mallkime për të gjithë ata njerëz që do të shkonin të votonin dhe shpesh është kthyer në meme në rrjet.
“Zotërinj, shqiptarë, në 30 qershor ju vraftë Zoti nëse shkoni në votime. Jeni të marrë dhe ju vraftë Zoti! e kam te drejte se une me shoke te mi e kam dhene kete vote qe duan ta shperdorin, i zëntë bukën e kalamajve!
Ne dhjetor edhe une kam pas kalamaj, ai qe shkel mbi voten iu qerrofshin syte, nuk di cfare mallkimi tjeter te them,” u shpreh në muajin qershor Ceka. /Tema


