• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 12 October, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

12 October, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
VRASJA E EGLANTINA BUCIT/ Avokati i Faikut dhe Shkëlzenit: Vajza ishte e fejuar në 2006-2007. I ati nuk pranoi ti bëhej ADN-ja…
Home
Breaking News

VRASJA E EGLANTINA BUCIT/ Avokati i Faikut dhe Shkëlzenit: Vajza ishte e fejuar në 2006-2007. I ati nuk pranoi ti bëhej ADN-ja…

8 September, 2020 F.autor Aktualitet, Breaking News, Kronikë

Avokati i Faik dhe Shkëlzen Bucit, të akuzuar për vrasjen dhe më pas groposjen e vajzës dhe motrës Eglantina Bucit hedh poshtë zërat që babë e bir të kenë pranuar krimin. Gjatë një lidhje telefonike, për emisionin ’Pa Gjurmë’, në Report TV avokati Arben Gramo sqaron se dëshmia e dhënë nga një bashkëpunëtor i drejtësisë nuk i jep fund gjykimit të kësaj çështje. Duke zbardhur detaje të tjera të kësaj ngjarje, sipas dëshmisë së dhënë nga pala e akuzuar, mësohet se i ati Faiku i cili ndodhet pas hekurave, i kishte bërë disa herë ofertë të bijës Eglantina, të kthehej në shtëpi, pasi ajo ishte larguar në vitin 2007. Detajet nga kjo dosje, zbulojnë se Eglantina ishte fejuar para viteve 2006-2007 dhe se me dëshirën e saj nuk donte të rikthehej në shtëpinë ku jetonte babai dhe njerka. Ndërsa sipas avokatit del një dritë një tjetër detaj, ai se pas vitit 2007 mund të kenë ndodhur ngjarje të tjera, që mund ta kanë implikuar vajzën me të tjerë persona.

A e kanë pranuar krimin Faik dhe Shkëlzen Buci ?

Jo. Faik dhe Shkëlzen Buci nuk e kanë pranuar krimin. Ai është version që ka ngritur organi i procedurës, organ i prokurorisë, në bazë të një dëshmie që ka dhënë një person që është bashkëpunëtor i drejtësisë, në një gjykim të mëparshëm, dhe ka dhënë disa të dhëna në lidhje me gjetjen e eshtrave, të Eglantina Bucit. Ai ka dëshmuar në lidhje me këto fakte që janë publikuar. Por kjo dëshmi vërtetë është burim prove, por nuk përbën provë të plotë në mënyrë që të fajësohen personat. Ky është një dyshim, I bazuar në një provë, indicie që do gjykohet më pas, do të mblidhen të dhëna të tjera, në lidhje me këtë dëshmi. Kjo provë nuk jep përfundimin e gjykimit, që i fajëson babë e bir. Mendohet se eshtrat që janë gjetur në Malin me Gropa, personi që ka ndërruar mund të jetë rreth vitit 2012, mund të ketë ndodhur vdekja. Dyshohet sipas ekzaminimeve të bëra nëpërmjet ADN-së, që eshtrat e këtij personi t’i përkasin Eglantina Bucit. Vajza nuk bënte një jetë normale. Ajo nuk vinte në shtëpinë e familjarëve. Divorci i babait të saj me nënën ka ndodhur rreth viteve 1993, ndërsa kujdestarinë prindërore në atë kohë për katër fëmijët i mori babai, jo nëna.

Kur e takuar për herë të fundit babai, vajzën e tij ?

Vajza ka qenë e fejuar para viteve 2006-2007. Ajo është larguar nga shtëpia e babait që në vitin 2007, për të nisur jetën e saj duke jetuar me të fejuarin. Më pas mund të kenë ndodhur ngjarje të tjera, që ajo mund të kishte lidhje me persona të tjerë. Deri në vitin 2010 babai Faiku ka patur komunikim me telefon. Por në komunikimet e rralla më pas, vajza nuk pranonte të kthehej në shtëpi, pavarësisht ofertës së babait që të bashkohej me familjen. Dëshira e babait dhe njerkës së saj ishte që ajo të vinte në shtëpi. Shkëlzeni, i vëllai gjithashtu thotë se nuk është vrasësi. Me nënën biologjike nuk jemi takuar.

Pse babai nuk ka pranuar për të kryer analizën e ADN-së?

Nga nëna është marr leja për të kryer testin e AND-së. Babai nuk konfirmon në lidhje me marrjen e ADN-së. Ai nuk është njoftuar. Praktika është e saktë, mjafton të merret vetëm firma e një prej prindërve për testin e AND-së.

Sa mund të jetë dënimi nëse pala e akuzuar deklarohet fajtore ?

Parashikimi ligjor sipas aktakuzës është 15-25 vite, pastaj varet nga rrethanat lehtësuese.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article ZBULON PRAPASKENAT E MERAKTOS/ Depay: E di se ka interes nga Barcelona, por…
Previous article "UNË JU THER SI DERRA..."/ Bosi i Cosa Nostras i ha gishtin policit italian. Ja çfarë ndodhi më pas në qeli

F.autor

Postime të ngjashme

E PËSON KEQ/ Dëmtoi habitatin e Vjosës me fadromë, arrestohet 44-vjeçari, procedohet një tjetër Aktualitet

E PËSON KEQ/ Dëmtoi habitatin e Vjosës me fadromë, arrestohet 44-vjeçari, procedohet një tjetër

NDRYSHOJNË RREGULLAT PËR KARTAT E IDENTITETIT/ Si do të shpërndahen dokumentet dhe çfarë ndodh me ato që nuk tërhiqen Aktualitet

NDRYSHOJNË RREGULLAT PËR KARTAT E IDENTITETIT/ Si do të shpërndahen dokumentet dhe çfarë ndodh me ato që nuk tërhiqen

SHQIPËRIA VIJON ANGAZHIMIN NË KFOR/ Kingji takon komandantin Ulutaş në përfundim të mandatit Aktualitet

SHQIPËRIA VIJON ANGAZHIMIN NË KFOR/ Kingji takon komandantin Ulutaş në përfundim të mandatit

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT