• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 24 October, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

24 October, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
ZBARDHET DEKRETI I RI I CONTES/ Kush lejohet të udhëtojë drejt Italisë, rregullat e reja
Home
Nderkombetare

ZBARDHET DEKRETI I RI I CONTES/ Kush lejohet të udhëtojë drejt Italisë, rregullat e reja

8 September, 2020 F.autor Botë, Nderkombetare

Qeveria italiane e drejtuar nga Kryeministri Giuseppe Conte, ka miratuar një dekret të ri, ku përcaktohen kategoritë që lejohen të udhëtojnë drejt Italisë, por edhe rregulla të reja. Në dekretin e ri, lejohen që të udhëtojnë drejt shtetit fqinj, edhe ata persona, të cilët provojnë se kanë marrëdhënie me personin ku do të qëndrojnë. Kjo teksa më parë lejoheshin të hynin shtetasit për nevoja pune, për çështje urgjence, shëndetësore, studimi apo kthimi në shtëpitë dhe vendbanimet e tyre.

Me rregullat e mëparshme nuk lejohej që të bashkoheshin çiftet të cilët mund të ishin të ndarë në shtete të ndryshme. Mirëpo me dekretin e ri, lejohet hyrja në Itali, për të mbërritur në vendbanimin, shtëpinë dhe vendbanimin e një personi, edhe nëse nuk bashkëjeton, me të cilin ekziston një marrëdhënie emocionale. Po ashtu me dekretin e ri bëhet e detyrueshme mbajtja e maskës në vende të hapura, ku nuk mund të ruhet distanca, ndërkohë që limiti i transportit publik përcaktohet në masën 80% të kapacitetit.

Nga ky rregull bëjnë përjashtim fëmijët nën 6 vjeç, me përjashtim të atyre që kanë sëmundje apo problematika shëndetësore. Nga ana tjetër mbetet e detyrueshme bërja e tamponit për ata shtetas që kthehen nga 16 shtete të cilësuara si rrezik transmetimi të koronavirusit, të listuara nga autoritetet italiane. Mbetet në fuqi rregulli për të mbajtur mbyllur diskotekat dhe stadiumet. Dekreti i ri hyri në fuqi të hënën e 7 shtatorit dhe do jetë në fuqi deri në ditën e fundit të këtij muaji.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article KUPA E ITALISË/ Shorti parashikon derbi milanez në çerekfinale ose Juve-Milan në gjysmëfinale!
Previous article "CAS" U BLLOKOI MERKATON/ Daja detyrohet të bëjë "shpikje" te Partizani. Ja eksperimentet me "demat"

F.autor

Postime të ngjashme

TERROR NË FRANCË/ Të shtëna me armë drejt kalimtarëve, një i vdekur dhe katër të plagosur Botë

TERROR NË FRANCË/ Të shtëna me armë drejt kalimtarëve, një i vdekur dhe katër të plagosur

ANALIZA e “Politico”: Dilema e madhe e Zelenskyt me Trump, të rezistojë apo të tërhiqet? Rreziqet dhe shpërblimet për Ukrainën Botë

ANALIZA e “Politico”: Dilema e madhe e Zelenskyt me Trump, të rezistojë apo të tërhiqet? Rreziqet dhe shpërblimet për Ukrainën

ARABIA SAUDITE NË SULMET HUTHI/ 13 të vdekur nga goditja në aeroportin e Riadit Botë

ARABIA SAUDITE NË SULMET HUTHI/ 13 të vdekur nga goditja në aeroportin e Riadit

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT