• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 20 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

20 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
“KRYEMADHI DHE VASILI MË TË VJETRIT”/ Loja e LSI dhe joshja e partive politike për të rinjtë
Home
Ekskluzive

“KRYEMADHI DHE VASILI MË TË VJETRIT”/ Loja e LSI dhe joshja e partive politike për të rinjtë

8 September, 2020 F.autor Breaking News, Ekskluzive, Politikë

Partitë politike jo vetëm në Shqipëri por në të gjithë botën demokratike, në prag të fushatave elektorale, synojnë që të përfshijnë duke joshur sa më shumë të rinj. Vitaliteti, entuziazmi dhe idealizmi i tyre, i jep tjetër ritëm garës, duke tërhequr edhe brezat e tjerë të votuesve, deri tek familjarët e të afërmit e tyre. Kjo i bën forumet rinore kolona të rëndësishme partiake.

Nga gjiri i tyre, në këto 30 vjet kanë dalë sistematikisht deputetë e ministra, Kryeministra, Kryetarë Parlamenti e Presidentë. Pragmatizmi i ka bërë të rinjtë të kuptojnë se koridoret e partive, mund të bëhen shtegu më i shkurtër drejt një karriere të shpejtë e të sigurtë, në administratën lokale apo qëndrore. “LSI do paraqitet me figura të reja, unë me Vasilin jemi më të vjetrit. Kishim 16-vjetorin e më dërgonin foto të para disa viteve”,- tha Kryemadhi në një intervistë të fundit në media. Ky fakt mund të duket një lajm i mirë, por këtu fshihet thelbi i problemit kur kemi parasysh se Meta dhe Kryetarja e LSI janë ngjitur në majat e karrierave politike, përmes forumeve rinore.

Pyetja që shtrohet është: Sa nga brezi i 18-22 vjeçarëve, që votuan për herë të parë LSI 16 vjet më parë, janë sot pjesë e kësaj partie?! Sot ata janë 34-38 vjeç, në moshën për të qenë prindër, në kulmin e pjekurisë dhe të karrierave të tyre profesionale. Sa prej tyre që votuan më 2005 për LSI, janë sërisht sot votues të kësaj partie? Sa prej tyre do të jenë në listën e kandidatëve për deputetë në zgjedhjet e 2021? Sa prej tyre janë sot në forumet kryesore drejtuese të kësaj partie?! Vështirë të japësh një përgjigje të saktë, por logjika të bën të besosh se asnjë prej atyre që e votuan LSI atëherë, nuk do jetë nesër në to.

Mungesa e një karriere të sigurtë, vijuese, pa ndërprerje si një mundësi për ti ngjitur shkallët një e nga një në mënyrë të pakthyeshme, derisa të arrish në majën e dëshiruar i dekurajon të rinjtë që futen jo vetëm në LSI, por edhe në të gjitha partitë e tjera politike në Shqipëri. Kjo i bën ata që futen për herë të parë, ta shohin raportin e tyre me politikën, jo si investim afatgjatë por si një marrëdhënie pragmatiste afatshkurtër të llojit “KÇK” (KapÇatKapësh).

Është kjo arësyeja që i sheh të rinjtë të vrapojnë sa mbarojnë shkollën, të kërkojnë me padurim të futen nëpër zyra të përfolura si vatra korrupsioni, për tu bërë drejtorë të vegjël apo të mëdhenj. E pa shkuar ende 30- 35 vjeç, ti shohësh nëpër media si subjekte të drejtësisë. Këto modele frymëzojnë qindra e mijëra të tjerë, për të mos u lidhur me politikën nga besimi apo si pjesë të një angazhimi qytetar, por vetëm e vetëm për interes. Nëse ka patur një gjë që i dekurajon më shumë të rinjtë për të qëndruar ose jo në Shqipëri, gjatë këtyre 30 viteve të fundit, ajo nuk ka qenë mungesa e punës. As e prespektivës.

Por, mungesa e modeleve dhe e një sistemi që do ti vendosi ata në një start të barabartë përpara jetës dhe mundësive të saj. Ironia është se ata që kanë kontribuar më shumë për ta shkatërruar këtë sistem dhe model, sot ulërasin më tepër se të tjerët, për ikjen e të rinjve dhe rrjedhjen e trurit.

Alpenews.al

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article GRUAJA ME COVID SHKON NË PLAZH/ Momenti kur arrestohet nga policia (FOTOT)
Previous article BRENDA LUKSIT/ Ermal Fejzullahu uron Lumi B për shtëpinë e re dhe zbulon pamjen e saj (FOTOT)

F.autor

Postime të ngjashme

MARSHIMI/ Pas Kryeministrisë, protestuesit rrethojnë edhe AKSHI-n: Rama jep dorëheqjen Aktualitet

MARSHIMI/ Pas Kryeministrisë, protestuesit rrethojnë edhe AKSHI-n: Rama jep dorëheqjen

"JE I RRETHUAR..."/ Protestuesit thirrje Ramës: Ik nga Kryeministria se të pret qelia Aktualitet

"JE I RRETHUAR..."/ Protestuesit thirrje Ramës: Ik nga Kryeministria se të pret qelia

PAMJET/ U largua nga grupi i PS, deputetja Marjana Koçeku del në protestë Politikë

PAMJET/ U largua nga grupi i PS, deputetja Marjana Koçeku del në protestë

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT