• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 2 July, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

2 July, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
SALI BERISHA APO GENC RULI/ Një lojë me të mënçur dhe viktima brenda Partisë Demokratike
Home
Ekskluzive

SALI BERISHA APO GENC RULI/ Një lojë me të mënçur dhe viktima brenda Partisë Demokratike

8 September, 2020 F.autor Breaking News, Ekskluzive, Politikë

Kaluan disa javë derisa “lideri historik” i PD do ti kthente përgjigje njërit prej figurave emblematike të saj, rreth një deklarate të bujshme, që pushtoi prej disa ditësh mediat shqiptare. Thelbi ka të bëjë me mënyrën dhe kohën kur një lider i politikës shqiptarë duhet të dali nga skena e madhe, për tia lënë stafetën, brezave më të rinj.

Historia ka dy personazhe: Sali Berishën dhe Genc Rulin. I pari kryetar i PD dhe prej 30 vjetësh ende aktiv në politikë. Ndërsa i dyti, themelues e kësaj partie që në ditën e parë dhe disa herë ministër. I pari ende nuk tërhiqet, ndërsa i dyti e ka deklaruar dhënien fund të karrierës aktive politike.

Fabula është e thjeshtë: Në fillim të muajit gusht, Lulzim Basha ngriti një komision me 5 anëtarë brenda selisë së PD, për të drejtuar procesin e përzgjedhjes dhe seleksionimit të kandidaturave për deputetë të kësaj partie për zgjedhjet e 25 prillit 2021, sipas një procedure që nuk ishte ndjekur më parë.

Pjesë e këtij komisioni, veç të tjerash, është edhe Genc Ruli. I pyetur në lidhje me qenien ose jo të Sali Berishës, pjesë e listës së deputetëve për zgjedhjet e ardhshme, ai u përgjigj:

“Lavdia e zotit Berisha do të mjaftonte për dy jetë, jo për një, por ai është një njeri energjik, pa diskutim. Por i takon atij të shprehet për këtë gjë. Secili duhet të dijë ta ruajë vetë lavdinë dhe shkëlqimin e tij. Ti vendos që karriera ime politike ka qenë e vrullshme, ka kaluar në të gjitha kulmet e saj, sot është dita që unë ta mbyll, për të mos ta mbyllur të tjerët ty.”

Kjo u përkthye gjerësisht si thirrja më e hapur dhe e troçtë që i është bërë Berishës për tu pensionuar politikisht. Por vetë protagonisti i kësaj historie, sëfundi i uli me këmbë në tokë entuziastët dhe tha:

“Genc Ruli është një burrë i mençur, por ndonjëherë viktimë e mençurisë së tij. Ai ngatërron dy gjëra elementare që nuk mund të ngatërrohen kurrë me njëra-tjetrën. Ngatërron karrierën me betejën. Tjetër është beteja, tjetër është karriera. Për karrierë, Berisha i ka dhënë fund më 26 qershor 2013. Të mendosh që një njeri që ka pasur disa funksione, qëndron deputet për karrierë, është e pamendueshme. Beteja do të vazhdojë deri në arritjen e qëllimeve të PD. Ruli është viktimë e mençurisë së tij”.

Se kush është i mençuri dhe kush është viktima në këtë histori, nuk është shumë e vështirë për tu ndarë. Sepse një gjë është e qartë për të gjithë: Sali Berisha nuk është i lirë të dali nga jeta aktive politike. Për shkak të së shkuarës dhe mënyrës sesi e ka menaxhuar pushtetin.

Edhe Fatos Nano edhe Sali Berisha kanë bërë të njëjtën deklaratë pasi partitë e tyre humbën zgjedhjet në vitin 2005 dhe 2013: Do të largohemi! E ndërsa ish kryesocialisti iu përmbajt këtij zotimi publik dhe është tërhequr duke shijuar jetën private, Sali Berisha as nuk e ka bërë dhe siç u kuptua përfundimisht, as nuk ka për ta bërë ndonjëherë.

I mençuri në gjithë këtë histori i bie të jetë vetëm Sali Berisha. Ndërsa budallenjtë, të gjithë shqiptarët që besuan në dhjetor 1990, se duke rrëzuar komunizmin dhe monumentin e diktatorit, kishin rrëzuar njëherë e përgjithmonë edhe qenien përjetësisht në politikën aktive të një lideri.

Demokratët janë viktimat e Sali Berishës, të cilëve u priu nën thirrjet: E duam Shqipërinë si gjithë Europa! Ndërkohë që pas 30 vjetësh, vazhdon tu thotë, se do a mbaj Shqipërinë ndryshe nga e gjithë Europa. Me liderë që nuk dalin kurrë në pension politik. As në diktaturë dhe as në demokraci! Këtu qëndron mëkati i Genc Rulit. Sepse nuk është aq budalla sa ta pranojë këtë!

Alpenews.al

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article KAPEN 65 KILOGRAM KANABIS NË LUSHNJË/ Pranga 28- vjeçarit nga Bulqiza, në kërkim një tjetër, droga u gjet në një ambient të marrë me qera
Previous article NË NJË JAVË, 35 HUMBJE JETE NGA COVID-19/ Mjeku Pipero: Ka nisur trajtimi me plazmë...

F.autor

Postime të ngjashme

"SHQIPËRIA KËRKON REVOLUCION"/ Protestuesit mbërrijnë pranë Parlamentit, ushton thirrja: Ju erdhi fundi! Aktualitet

"SHQIPËRIA KËRKON REVOLUCION"/ Protestuesit mbërrijnë pranë Parlamentit, ushton thirrja: Ju erdhi fundi!

DITA 32 E DY E TUBIMIT/ Protestuesit para Kryeministrisë: Policia tejkaloi kompetencat Aktualitet

DITA 32 E DY E TUBIMIT/ Protestuesit para Kryeministrisë: Policia tejkaloi kompetencat

“SHQIPËRIA NË RRUGËN E DUHUR DREJTË BE”/ Kancelari i Austrisë: Unioni të mbajë premtimet për vendet kandidate Politikë

“SHQIPËRIA NË RRUGËN E DUHUR DREJTË BE”/ Kancelari i Austrisë: Unioni të mbajë premtimet për vendet kandidate

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT