E ftuar në Top Channel, ish deputetja e LSI-së Nora Malaj ka nisur të qajë për vuajtjet e Mihal Kokëdhimës i cili u dënua pas sulmit barbar ndaj disa turistëve spanjollë që kishin vendosur të hanin në restorantin e tij.
Malaj pasi ka dëgjuar rrëfimin për padrejtësinë që sipas tij i kanë bërë, i kërkoi ndjesë Kokëdhimës. Ish ligjvënsja tha se në këtë vend për faj të qeverisë “Rama” po vuajnë shumë biznesmenë të tillë.
Ndërkohë, argumentet e sulmit Kokëdhima i argumentonte se klientët nuk i kishin kryer pagesën.
Nga ana tjetër, personi i dhunuar Eugenio Galdon, solli një varjant ndryshe.
Milioneri spanjoll që u sulmua nga pronari i lokalit në Porto Palermo, ka kthyer në kujtesë gjithë ngjarjen që ndodhi më 15 Gusht të vitit të kaluar ku tha se sulmi ishte i papritur.
Pronari i një prej kompanive të telekomunikacionit në Spanjë shprehet se Shqipëria është vend i bukur dhe se ka njerëz të mirë pavarësisht kësaj mikëpritje jo fort të këndshme që ju bë. (TemA)


