• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 25 October, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

25 October, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
“VJESHTA MUND TË SJELLË PËRKEQËSIME”/ Paralajmëron infektologu shqiptar: Pritet rritje e infektimeve nga Covid-19
Home
Sociale

“VJESHTA MUND TË SJELLË PËRKEQËSIME”/ Paralajmëron infektologu shqiptar: Pritet rritje e infektimeve nga Covid-19

7 September, 2020 s.autor Aktualitet, Breaking News, Sociale

Kosova po vazhdon që të përballet me COVID-19. Megjithatë në javët e fundit numri i rasteve të infeksionit me këtë virus është ulur. Por, shqetësues vazhdon të mbetet numri i personave që nuk po arrijnë që ta mposhtin këtë infeksion. Moshat e prekura që po kërkojnë trajtim në Infektiven e QKUK’së janë të reja.

Në tre muajt e fundit mosha mesatare e atyre që kanë pasur komplikime shëndetësore nga Covid 19 ka variuar prej 4- deri në 50 vjeç. Infektologu i QKUK’së, prof Salih Ahmeti, ka dhënë detaje për Express rreth pacientëve që ai trajton si dhe rreth asaj se çka mund ta presë Kosovën gjatë muajve në vazhdim.

Vjeshta mund të risjellë sërish përkeqësim të situatës me Covid 19 në Kosovë. Kjo ngase në atë kohë vendi ballafaqohet me viruse të ndryshme pos koronavirusit si dhe me gripin sezonal.

Infektologu Kosovar, prof, Salih Ahmeti, në një deklaratë për Gazetën Express ka folur për situatën aktuale me virusin Covid 19. Ai thotë se në uljen e numrit të të infektuarve kanë ndikuar masat e vendosura nga Qeveria e Kosovës për mbajtjen e detyrueshme të maskës jashtë ambienteve të shtëpisë. Por, Ahmeti shprehet se shifrat mund të rriten sërish me nisjen e procesit mësimor në Kosovë.

“Në uljen e numrit të rasteve kanë ndikuar një sërë faktorësh. Këto masat e reja domosdoshmërish kanë ndikuar që të ulet numri. Por ta presim tash, shkollat pritet të fillojnë mësimin. Shifrat mund të rriten pak. Por edhe vjeshta pritet që të sjellë rritje të numrit të të infektuarve për shkak të viruseve të ndryshme si dhe gripit sezonal”, thotë Ahmeti.

Megjithatë, ai shprehet se vazhdon të mbetet shqetësues shkuarja në Klinikë e pacientëve që janë prekur nga koronavirusi. Kjo ngase, sipas tij, të prekurit me Covid në fazë shumë të avancuar të sëmundjes po kërkojnë trajtim mjekësor.

“Në Klinikë po vijnë pacientët në fazë të vonshme me mushkëri të dëmtuara. Si rrjedhojë edhe trajtimi pastaj është më i vështirë”, thotë ai.

Ahmeti thotë se mosha mesatare e personave që janë të shtrirë në Klinikë në tre muajt e fundit ka qenë 40 deri në 50 vjeç.

“Kemi persona të moshave të ndryshme. Tre muajt e fundit ka nga ata që na vijnë në moshën 40 apo 50 vjeçare”, shprehet ai.

E gjatë ditës së djeshme numri i personave të infektuar nga Covid 19 në Kosovë ka qenë nën 100.

Në 24 orët e fundit, Instituti Kombëtar ka njoftuar se janë konfirmuar 92 raste të reja me covid-19. Në anën tjetër 115 pacientë e kanë mposhtur virusin, kurse 7 pacientë kanë ndërruar jetë si pasojë e virusit.

Ndërkohë, nga 92 raste të reja sot, këto janë komunat me raste pozitive: komuna Prishtinë 39 raste, komuna Prizren 10 raste, komuna Gjakovë 9 raste, komuna Ferizaj 5 raste, komuna Fushë Kosovë 5 raste, komuna Drenas 4 raste, komuna Vushtrri 3 raste, komuna Istog 2 raste, komuna Podujevë 2 raste, komuna Rahovec 2 raste dhe me nga një rast komunat Deçan, Gjilan, Han i Elezit, Kamenicë, Lipjan, Obiliq, Pejë, Shtime, Skenderaj, Suharekë dhe Viti.

Aktualisht, vendi ynë ka 14,119 të infektuar, 563 viktima dhe 10,456 të shëruar.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article SKANDAL TEK KOMBËTARJA E ANGLISË/ Dy lojtarët fusin vajza pa leje në dhomën e hotelit (VIDEO)
Previous article "PASTRIM, DEZINFEKTIM DHE..."/ Shahini publikon VIDEON: Të angazhuar për kthimin e sigurt të nxënësve

s.autor

Postime të ngjashme

TENSIONE NË BULEVARD/ Policia me gaz lotsjellës, protestuesit përgjigjen me gurë Aktualitet

TENSIONE NË BULEVARD/ Policia me gaz lotsjellës, protestuesit përgjigjen me gurë

PROTESTA/ Protestuesit paqësorë para Ministrisë së Arsimit, policia i sulmon me gaz lotsjellës dhe ujë me presion Aktualitet

PROTESTA/ Protestuesit paqësorë para Ministrisë së Arsimit, policia i sulmon me gaz lotsjellës dhe ujë me presion

"NUK KAM KORRUPTUAR..."/ Ermal Beqiri flet nga gjykata franceze, hedh akuza për proces politik Aktualitet

"NUK KAM KORRUPTUAR..."/ Ermal Beqiri flet nga gjykata franceze, hedh akuza për proces politik

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT