Kryeministri Edi Rama, ministri i Rindërtimit Arben Ahmetaj dhe kryetari i Bashkisë së Kavajës Redjan Krali kanë qenë të pranishëm në ndërtimin e një kompleksi të madh në Kavajë, ku pritet të ndërtohen 7 pallate.
Rama në fjalën e tij tha se po punohet me një shpejtësi sa më të madhe, që pallatet të mund të ndërtohen dhe që shumë shpejt edhe familjarët të strehohen aty.
Edhe kryetari i Bashkisë së Kavajës Redjan Krali deklaroi se ky projekt po përpiqet të bëhet sa më shpejt në kohë, duke shtuar se nq qytetin e Kavajës janë bërë një sërë projektesh të rëndësishme.
Edi Rama: Të gjithë ata që janë në pritje për të hyrë në apartament, e kanë të vështirë ta kuptojnë se është çështje projekte komplekse dhe duan kohë. Ne do përpiqemi t’i bëjmë sa më shpejt apartamentet, që familjarët të hyjnë sa më shpejt nëpër banesa.
Redjan Krali: Kavaja vijon me projekte të tjera. Lagjja Camëria po rregullohet. Ne po punojmë maksimalisht për të ndërtuar sa më shpejt kompleksin me pallatet, që edhe qytetarët të hyjnë sa më shpejt nëpër apartamente.


