Vijojnë të dalin në dritë detaje të reja nga vrasja horror e 23-vjeçares Eglantina Buci nga babai dhe vëllai i saj.Vrasja makabre e të resë është zbardhur nga një i penduar.
Ipenduari ka shoqëruar me makinë Eglantinën dhe vëllain e saj, Shkëlzenin, në Malin me Gropa, ku ka ndodhur edhe krimi i rëndë.
Ai iu ka thënë hetuesve se kishte dijeni për një vrasje, pasi ditën e krimit ai e kishte shoqëruar mikun e tij, Shkëlzenin, me të motrën drejt malit, ku sipas tij, i vëllai ka debatuar në makinë me Eglantinën.
Krimi horror ka ndodhur në vitin 2012, por dosja u zbardh një ditë më parë, prej ku rezultonte se 23-vjeçarja është ekzekutuar me plumb në kokë nga i vëllai dhe më pas është groposuar prej tij dhe i ati në Malin me Gropa.


