• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 29 July, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

29 July, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
NDËRROI JETË NGA COVID-19 / Kirurgu Arben Beqiri prek me postimin për mjeken: Virusi u fut tinëzisht mes saj dhe pacientëve, sa ishte në këmbë s’u nda prej tyre…
Home
Breaking News

NDËRROI JETË NGA COVID-19 / Kirurgu Arben Beqiri prek me postimin për mjeken: Virusi u fut tinëzisht mes saj dhe pacientëve, sa ishte në këmbë s’u nda prej tyre…

5 September, 2020 s.autor Aktualitet, Breaking News, Kronikë

Kirurgu i QSUT Arben Beqiri prek më një postim për mjeken e njohur Zyliha Kraja, e cila ndërroi dje pasi u infektua me Covid-19.

“Zyliha Kraja, nje emer, qe me ka percjelle qe kur kam qene student ne mjekesi dhe shkoja pas Dr. Ali Spahise per praktike ne Spitalin Jorgji Karamitri! Spitali i Shkodres kishte mjeke te medhenj, shume te afte per nga profesioni, te jashtezakonshem per nga personaliteti, shpirtera te lire e te panenshtruar edhe ne diktature”, shkruan Beqiri, ndërsa thotë se Covid-19 u fut tinëzisht mes saj dhe pacientëve, sepse sa ishte gjallë, ajo nuk u nda kurrë nga ata.

“Covid 19 u fut tinezisht mes saj dhe pacienteve pasi sa ishte ne kembe ajo nuk u nda pre tyre. Nje muaj me pare me telefonoi, per te me shprehur opinionin e saj per nje emision mbi mjeket e rinj. Ishte me te drejte krenare qe ne moshen e saj 80 vjecare dilte cdo dite ne spital dhe shprehej se do vazhdonte deri sa te mos kishin nevoje per te! Falenderonte ekipin aktual te mjekeve, trashegimtare te denje te brezit vjeter, qe i krijuan nje ambient te kendshem pune. Ai ambient profesional me shoqeron gjate gjithe karieres time si kirurg! Do na mungoje Dr. Zyliha Kraja”, vijon ai.

Postimi i plotë:

Zyliha Kraja, nje emer, qe me ka percjelle qe kur kam qene student ne mjekesi dhe shkoja pas Dr. Ali Spahise per praktike ne Spitalin Jorgji Karamitri!

Spitali i Shkodres kishte mjeke te medhenj, shume te afte per nga profesioni, te jashtezakonshem per nga personaliteti, shpirtera te lire e te panenshtruar edhe ne diktature!

Mark Mirashi me nje disipline Gjermane dhe teknike kirurgjikale te paster, Ramiz Hafizi nje erudit qe mund te barazohej vetem me nje biblioteke, Ferit Hoti me nje humor dhe ironi pozitive qe nuk linte asnje ta zinte gjumi, dhe per nga pergatitja fizike krahasohej edhe me nje kampion te peshengritjes.

Zamir Shazi aq i sjellshem dhe etik gjithmone i gatshem te te ndihmonte dhe te ftonte ne operacione.

Ali Spahia kirurgu i jashtezakonshem qe kishte realizuar ne Dukagjin nderhyrje qe ishin jo te lehta per kolege ne qendra universitare, qe burgu politik nuk e pengoi te ishte me i liri mbi te gjithe, qe udhehoqi levizjen demokratike te Dhjetorit ne Shkoder.

Dhe ne mes tyre qendronte e vetmja femer, kirurge, drejtuese, ekuilibri, dhe disiplina e nje grupi kirurgjikal me vibranti, me intelektuali dhe me i jashtezakonshmi qe kam pare ndonjehere kudo ku kam qene e kam udhetuar (dhe kam pare e udhetuar jo pak), Dr. Zyliha Kraja!

Dita e punes ne kete mjedis ishte e vecante, njri te sillte nje liber te ndaluar, tjetri recitonte me qindra vargje te Dostojevskit, nje tjeter kendonte opera, dikush recitonte me qindra vargje te Lahutes se Malesise se Fishtes……kujdesi per pacientet me ato kushte dhe mjete ishte i jashtezakonshem.

Lejla Tukiqi nje tjeter kirurge e talentuar me te drejte shprehej “mezi pres te shkoj ne pune ne mengjes”. Ishte e plotesisht e vertete! Te gjithe prisnim me padurim.

Sot dirigjentja e kesaj orkestre virtuoze nuk eshte me mes nesh! Covid 19 u fut tinezisht mes saj dhe pacienteve pasi sa ishte ne kembe ajo nuk u nda pre tyre.

Nje muaj me pare me telefonoi, per te me shprehur opinionin e saj per nje emision mbi mjeket e rinj. Ishte me te drejte krenare qe ne moshen e saj 80 vjecare dilte cdo dite ne spital dhe shprehej se do vazhdonte deri sa te mos kishin nevoje per te! Falenderonte ekipin aktual te mjekeve, trashegimtare te denje te brezit vjeter, qe i krijuan nje ambient te kendshem pune.

Ai ambient profesional me shoqeron gjate gjithe karieres time si kirurg!

Do na mungoje Dr. Zyliha Kraja!

Screenshot_3_copy.jpg

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article DITA E SHENJTËRIMIT TË NËNË TEREZËS/ Papa Frençesku: Lutu për ne që të udhëhiqemi nga dashuria e ta dhurojmë falas
Previous article NDËRRON JETË ISH-E FEJUARA E XHON SMITH/ Përgjegjëse për vrasjen e tij në 1982 (FOTOT)

s.autor

Postime të ngjashme

ALARM ZJARRI NË FIER! Flakët shpërthejnë pranë Drejtorisë Arsimore, zjarrfikësit neutralizojnë zonën Aktualitet

ALARM ZJARRI NË FIER! Flakët shpërthejnë pranë Drejtorisë Arsimore, zjarrfikësit neutralizojnë zonën

DETAJET E PARA/ Përshkallëzohet konflikti për pronën mes dy familjeve në Pukë, dy të plagosur, një i shoqëruar Aktualitet

DETAJET E PARA/ Përshkallëzohet konflikti për pronën mes dy familjeve në Pukë, dy të plagosur, një i shoqëruar

EMRI/ Kërkohej për tentativë vrasje, forcat speciale greke arrestojnë shqiptarin Aktualitet

EMRI/ Kërkohej për tentativë vrasje, forcat speciale greke arrestojnë shqiptarin

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT