• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 29 July, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

29 July, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
NGJARJA HORROR E 8-VITEVE MË PARË/ Shkëlzeni, killeri me pagesë i dënuar me 13 vjet burg dhe që nuk kurseu as ekzekutimin e motrës (DETAJET)
Home
Breaking News

NGJARJA HORROR E 8-VITEVE MË PARË/ Shkëlzeni, killeri me pagesë i dënuar me 13 vjet burg dhe që nuk kurseu as ekzekutimin e motrës (DETAJET)

5 September, 2020 s.autor Aktualitet, Breaking News, Kronikë

Tre vjet më parë ishte kthyer në njeriun më tmerr për Policinë. Ishte nga ata djemtë që nuk i “gjendeshin këmbët”. Madje, emri i tij ishte aq i lakuar për Policinë, por asnjëherë nuk linte gjurmë krimi. Por, pas shumë krimeve që i pati kryer përkundrejt pagesave shpesh të majme e në disa raste edhe për një “copë bukë”, u vu në pranga dhe për të ishte gati dosja me prova.

Shkëlzen Buçi ishte 34 vjeç kur u arrestua në vitin 2017 për një vrasje, që mbeti në tentativë. Ai kishte tentuar vrasjen e shtetasit Mishel Prela, krim për të cilin ishte paguar jo pak, por plot 80 mijë euro, por që nuk e çoi deri në fund.

Për këtë vrasje, ai është dënuar me 13 vjet burg dhe ndaj ndodhet në qeli, ku iu komunikua edhe akuza tjetër se në bashkëpunim me të atin ka vrarë motrën Eglantina Buçi, ngjarje e ndodhur në shtatorin e vitit 2012.

Në dëshminë që ka dhënë në polici, Shkëlzen Buçi ka treguar se kishte pranuar të vriste Mishel Prelën dhe me paratë që do të fitonte, do të shlyente borxhet që ai dhe familja e tij kishte marrë për të kuruar vëllanë e tij.

Sipas prokurorit Adriatik Cama që hetoi çështjen në 2017, provat ishin më se të mjaftueshme për ta dënuar me 18 vjet heqje lirie Buçin, aq sa edhe kërkoi, por gjykata e uli dënimin me 5 vjet, duke lënë përfundimisht 13 vjet heqje lirie.

Por, ajo që “groposi” Buçin ishte një telefonatë e regjistruar me zërin e porositësit të vrasjes së Prelës, çka u konsiderua si prova e fajësisë, e nga e cila nuk kishte asnjë mundësie lirie për të.

Por, duket se kjo bëri që të zbardhet edhe vrasja e 8 viteve më parë, e për të cilën policia kriminale iu rikthye pas një vendimi për të marrë nën rihetim të gjitha dosjet e krimeve që deri më tani janë pa autorë.(shqip)

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article "DILNI NË RRUGË DHE MBRONI..."/ 22 vjeçari dhe kompjuteri i tij mendja dhe syri i protestuesve në Bjellorusi
Previous article SHENJTËRIMI I NËNË TEREZËS/ Spiropali nxjerr FOTON e rrallë: Ishte grua e armatosur vetëm me dashuri njerëzore

s.autor

Postime të ngjashme

ALARM ZJARRI NË FIER! Flakët shpërthejnë pranë Drejtorisë Arsimore, zjarrfikësit neutralizojnë zonën Aktualitet

ALARM ZJARRI NË FIER! Flakët shpërthejnë pranë Drejtorisë Arsimore, zjarrfikësit neutralizojnë zonën

DETAJET E PARA/ Përshkallëzohet konflikti për pronën mes dy familjeve në Pukë, dy të plagosur, një i shoqëruar Aktualitet

DETAJET E PARA/ Përshkallëzohet konflikti për pronën mes dy familjeve në Pukë, dy të plagosur, një i shoqëruar

EMRI/ Kërkohej për tentativë vrasje, forcat speciale greke arrestojnë shqiptarin Aktualitet

EMRI/ Kërkohej për tentativë vrasje, forcat speciale greke arrestojnë shqiptarin

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT