• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 25 October, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

25 October, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
POLICIA RRUGORE ME “DORË TË HEKURT”/ Gjoba, bllokim patente dhe shoferë të arrestuar në vetëm pak orë
Home
Sociale

POLICIA RRUGORE ME “DORË TË HEKURT”/ Gjoba, bllokim patente dhe shoferë të arrestuar në vetëm pak orë

4 September, 2020 F.autor Aktualitet, Sociale

46 leje drejtimi të pezulluara, 13 drejtues mjetesh të arrestuar dhe 1424 gjoba në vetëm 24 orët e fundit, nga kontrollet me radar e darger dhe me patrullime në të gjitha akset rrugore.

Policia e Shtetit bën me dije se si rezultat i kontrolleve me radar janë konstatuar dhe iu është pezulluar leja e drejtimit 32 drejtuesve të mjeteve që drejtonin mjetet me shpejtësi tej normave të lejuara, që varionin nga 50 deri në 70 km/h mbi normën e lejuar.

Nga kontrollet me drager në të gjithë vendin janë pezulluar 14 leje drejtimi, për drejtim mjeti nën efektin e alkoolit.

Janë arrestuar në kushtet e flagrancës, për drejtim mjeti në gjendje të dehur, 8 drejtues mjetesh, ndërsa 5 të tjerë janë arrestuar për drejtim mjeti pa leje drejtimi.

Janë vendosur 299 masa administrative për parakalime të gabuara dhe 17 për mosrespektim të sinjalistikës rrugore dhe manovra të rrezikshme në rrugë dhe 4 masa maksimale me vlerë 30 mijë lekë të rinj, pasi drejtuesit e mjeteve ishin shtetas të huaj.

193 masa për mosvendosje të rripit të sigurimit, 94 për përdorim të celularit, 86 për mosvendosje të kaskës mbrojtëse dhe 423 masa për parkime të gabuara, 12 masa për shkelje të semaforit, 62 masa për mosdhënie përparësie këmbësorëve dhe 234 për shkelje të tjera të kodit rrugor.

Janë bllokuar 14 automjete, pasi rezultoi se drejtuesit e tyre kishin të pashlyera më shumë se 5 masa administrative.

Përgjatë fundjavës, Policia Rrugore do shtojë prezencën e saj në të gjitha akset rrugore nacionale dhe kryesisht në ato bregdetare, duke monitoruar qarkullimin me anë të dronëve, radarëve dhe patrullimeve me patrulla civile.

Policia Rrugore apelon për të gjithë drejtuesit e mjeteve që të zbatojnë rregullat e qarkullimit rrugor, të mos qarkullojnë me shpejtësi tej normave të lejuara, të mos drejtojnë mjetin nën ndikimin e alkoolit apo në gjendje të dehur, të mos kryejnë parakalime të gabuara, pasi nga analiza e aksidenteve të ndodhura, me pasojë në jetën e qytetarëve, por edhe ato me dëme materiale, ka rezultuar se në shumicën e rasteve shkaku i aksidenteve lidhet me shkeljen e rregullave të përmendura më lart.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article AKORDI 115 MILIONË EUROSH/ Lojtari "BRAKTIS" Gjermaninë për kontratën "FARAONIKE"
Previous article PRANË MARRËVESHJES/ Bonaventura gjen ekip në Serie A! Raiola i siguron 2 vite kontratë

F.autor

Postime të ngjashme

TENSIONE NË BULEVARD/ Policia me gaz lotsjellës, protestuesit përgjigjen me gurë Aktualitet

TENSIONE NË BULEVARD/ Policia me gaz lotsjellës, protestuesit përgjigjen me gurë

PROTESTA/ Protestuesit paqësorë para Ministrisë së Arsimit, policia i sulmon me gaz lotsjellës dhe ujë me presion Aktualitet

PROTESTA/ Protestuesit paqësorë para Ministrisë së Arsimit, policia i sulmon me gaz lotsjellës dhe ujë me presion

"NUK KAM KORRUPTUAR..."/ Ermal Beqiri flet nga gjykata franceze, hedh akuza për proces politik Aktualitet

"NUK KAM KORRUPTUAR..."/ Ermal Beqiri flet nga gjykata franceze, hedh akuza për proces politik

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT