• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 25 October, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

25 October, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
IRONIZON BASHËN/ Veliaj:  I shan në TV, pastaj ha dreka e darka me oligarkët dhe u merr vila si shpërblim
Home
Politikë

IRONIZON BASHËN/ Veliaj: I shan në TV, pastaj ha dreka e darka me oligarkët dhe u merr vila si shpërblim

4 September, 2020 F.autor Breaking News, Politikë

Kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj, tha sot në një intervistë për Report TV, se shqiptarët e kanë të qartë se cilën alternativë duhet të votojnë në zgjedhjet e ardhshme parlamentare dhe ajo është Partia Socialiste. Ai deklaroi se socialistët janë plot energji për marrjen e një mandati të tretë, ndërsa sfidoi Lulzim Bashën që të kandidojë në Tiranë, për t’u treguar qytetarëve nëse ka bërë ndonjë punë kur ishte kryetar bashkie.

“Si unë, si Nini, si Elisa, jemi super të karikuar për një fitore dhe një mandat të tretë në Tiranë. Një fitore për të bërë punë dhe për të mos rrezikuar për të marrë në punë dikë, i cili në çdo punë që është provuar ka dështuar. Si ministër i Jashtëm i fali detin Greqisë me letra, jo me fake neës; si ministër i Brendshëm u vranë njerëz në Bulevard me plumba në mish, si ministër i Transportit e la përgjysmë Rrugën e Kombit dhe sot janë ende duke u ndërtuar urat, kurse si kryetar bashkie i ngeli ora, bëri një ndërtim pa leje për veten e tij dhe për dy vite nuk erdhi punë fare. Ndaj, sfida vlen: Lulzim Basha të kandidojë në Tiranë”, theksoi Veliaj.

Duke u ndalur tek çështja e parkimit nëntokësor te Liqeni, kryebashkiaku tha se nuk do ketë asnjë cenim të kësaj hapësire. Ai u shpreh se përkundër deklaratave që Basha lëshon në televizor ndaj oligarkëve, është po ai që ha dreka e darka me ta dhe merr vila prej tyre. “Nuk bëhet fjalë për cënim të liqenit. Restoranti ngjitur me Gardën do t’i kalojë bashkisë së Tiranës dhe aty do të bëjmë një parkim nëntokësor për të gjithë ata që frekuentojnë liqenin. Nuk jam unë ai që bën pazare me oligarkët dhe nuk jam unë ai që merr vila nga oligarkët për çdo gjobë dhe për çdo protestë false që ngre. Në kohën e Lul Bashës, për të marrë leje ndërtimi në Tiranë paguhej 1/10 e taksës që paguhet sot. Sot ndërtuesit paguajnë 10-fishin. Sjellja me oligarkët nuk është t’i shash në tv dhe më pas të hash dreka e darka me ta, edhe të marrësh ndonjë vilë si shpërblim për të hequr gjobën që iu vë me protesta false. Sjellja me oligarkët është si sillesh me financat e tyre. Unë jam socialist, jam progresist, jam krenar për këtë dhe besoj se ai që fiton më shumë nga të mirat e këtij qyteti, duhet të kontribuojë edhe më shumë. Kjo është arsyeja që kushdo që ndërton në Tiranë paguan 10-fishin e taksës që paguante në kohën e Lulit dhe të kunatit”, nënvizoi Veliaj.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article E BUJSHME NGA SPANJA/ Suarez pranon të shkojë te klubi i madh, Barcelona e kompenson
Previous article REAL MADRID DEL ZBULUAR/ Klubi spanjoll mashtroi për çmimin e Hazardit

F.autor

Postime të ngjashme

DHUNA NË PROTESTË/ Policia pezullon efektivin e “Shqiponjave”, 5 efektivë të plagosur, hetim për rastin e 28-vjeçarit të dëmtuar në sy Aktualitet

DHUNA NË PROTESTË/ Policia pezullon efektivin e “Shqiponjave”, 5 efektivë të plagosur, hetim për rastin e 28-vjeçarit të dëmtuar në sy

TENSIONE NË BULEVARD/ Policia me gaz lotsjellës, protestuesit përgjigjen me gurë Aktualitet

TENSIONE NË BULEVARD/ Policia me gaz lotsjellës, protestuesit përgjigjen me gurë

PROTESTA/ Protestuesit paqësorë para Ministrisë së Arsimit, policia i sulmon me gaz lotsjellës dhe ujë me presion Aktualitet

PROTESTA/ Protestuesit paqësorë para Ministrisë së Arsimit, policia i sulmon me gaz lotsjellës dhe ujë me presion

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT