Kryeministri Edi Rama është i gatshëm për çdo datë për zhvillimin e zgjedhjeve parlamentare.
Burimet bëjnë me dije se Rama pranon të gjitha datat, përveç 2 majit, kur janë Pashkët Ortodokse.
Takimi i kryeministrit Rama, i shoqëruar dhe nga kreu i Grupit Parlamentar të PS, Taulant Balla, me Kreun e Shtetit zgjati vetëm 10 minuta, ku duket se maxhoranca është e gatshme të pranojë çdo datë për zgjedhjet e 2021-shit.
Deri më tani, Presidenti ka zhvilluar takime me krerët e partive opozitare, të cilat janë shprehur në unison për mbajtjen e zgjedhjeve më 18 prill, ndërsa priten edhe dy takime, ai me kryedemokratin Lulzim Basha, dhe me zv.kryetarin e LSI, Luan Rama.


