Në të gjithë botën numri i përgjithshëm i të identifikuarve të infektuar me Covid është rritur në më shumë se 26 milionë e 306 mijë
Sipas të dhënave të Universitetit Johns Hopkins, totali i vdekjeve që prej filimit të pandemisë ka shkuar në 869 mijë
Në grafikun e pandemisë, SHBA-ja kryeson renditjen përsa i përket të prekurve dhe vdekjeve nga infeksioni, e ndjekur nga Brazili, India dhe Rusia.
Shtetet e Bashkuara mbeten vendi më i prekur nga pandemia e Covid-19, me të paktën 6 milionë e 150 mijë të prekur dhe 186 800 vdekje.
Amerika Latine mbetet akoma fronti i nxehtë për përhapjen e infeksionit të koronavirusit.
Gjigandi i kontinentit, Brazili ka arritur në 4 milionë raste të Covid dhe 124 600 viktima.
Në 24 orët e fundit, janë regjistruar 44,000 të identifikuar pozitiv dhe 834 vdekje.
Ministri i shëndetësisë tha se rastet po pakësohen dhe të gjithë janë me shpresën se pasi arriti kulmin me 1000 viktima në ditë, kurba ka filluar të ulet. Por epidemiologu i Universitetit të Brasilia
Mauricio Sanchez, deklaroi se ky ngadalësim duhet të vazhdojë për dy ose tre javë të tjera për të konfirmuar këtë trend.
Në Argjentinë janë regjistruar 12,026 raste të reja të Covid 19, një rekord i ri ditor që nga fillimi i pandemisë për një total prej 451,198 njerëz të prekur nga sëmundja në vend.
Ministria e Shëndetësisë gjithashtu ka konfirmuar vdekjet e 245 pacientëve me koronavirus në 24 orët e fundit, kështu që vdekjet totale të shkaktuara nga COVID-19 janë rritur në 9,361 deri më sot.
Në Meksikë janë raportuar në total 616 894 të prekur nga infeksioni dhe 66 329 vdekje.


