Ka përfunduar takimi midis kryeministrit të Kosovës Avdullah Hoti dhe Presidentit të Serbisë Aleksandër Vuçiç në Shtëpinë e Bardhë.
Kryeministri Hoti është shprehur në një konferencë për median se nesër pritet të finalizohet diskutimi që kanë pasur delegacionet e shteteve gjatë dialogut në Uashington.
“Jemi takuar me O’brien dhe Grenell. Kishim një takim me presidentin serb gjithashtu. Nesër presim të finalizojmë këtë diskutim që patëm sot”, është shprehur Hoti.
Ndër të tjera ai ka theksuar edhe një herë se nuk është shtruar dhe se nuk do të shtrohet në tavolinë çështja e diskutimit të territoreve.
“As nuk është shtruar e as nuk do të shtrohet në tavolinë çështja e shkëmbimit të territoreve”, ka thënë Hoti.


