• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 25 October, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

25 October, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
DY SFIDAT KRYESORE/ Ja kur rikthehet Këshilli Politik i Reformës Zgjedhore
Home
Politikë

DY SFIDAT KRYESORE/ Ja kur rikthehet Këshilli Politik i Reformës Zgjedhore

3 September, 2020 F.autor Breaking News, Politikë

Këshilli Politik i Reformës Zgjedhore, me përfaqësues nga të gjitha palët politike, pritet që të rikthehet pas datës 8 shtator

Kjo lidhet ndër të tjera me faktin se zyrtarisht puna e Parlamentit fillon më 7 shtator, por një fakt tjetër është se ndryshimet kushtetuese që imponojnë ndryshimet të tjera në Kodin Zgjedhor dhe që duhet të mblidhet Këshilli Politik hyjnë në fuqi në datën 8 shtator.

Riformulimi i dy neneve të Kushtetutës, 64 dhe 68, që u miratuan në Parlament më 30 korrik, u botuan në Fletoren Zyrtare më datë 24 gusht. Ndërkohë për të hyrë në fuqi duhen 15 ditë nga momenti i botimit në Fletoren Zyrtare. Por çfarë pritet të diskutohet në mbledhjet e ardhshme në Këshillin Politik?! Për herë të parë që nga viti 1992, në ligjin më të rëndësishëm shqiptar, koalicionet nuk do të jenë më subjekt zgjedhor.

Ky ndryshim në Kushtetutën Shqiptare imponon ndërhyrje sërish në ligjin zgjedhor, pasi në këtë të fundit parashikohet që kandidatët për deputetë të propozohen edhe koalicione partish. Duke qenë se ky ndryshim në Kushtetutë u bë pa konsensusin e opozitës politike, edhe debati në Këshillin Politik pritet që të jetë i vështirë.

PD dhe aleatët e saj kërkojnë që koalicionet parazgjedhore të mos hiqen dhe kujtojnë se ekzistenca e tyre shkruhet edhe në marrëveshjen e 5 qershorit, që u miratua me konsensusin e të gjitha palëve dhe në prani të ambasadorëve më të rëndësishëm në Shqipëri, si garantues të marrëveshjes.

Ndërsa nga ana tjetër, Kryeministri Rama është shprehur se koalicioni nuk përjashtohet si opsion, por ato mund të funksionojnë duke bashkuar listën. Po ashtu, edhe ato paszgjedhore. Por se si do të zgjidhet, kjo mbetet një nga sfidat kryesore të Këshillit Politik në muajin shtator.

Ndërsa çështja tjetër që pritet të mos ketë të njëjtën vëmendje sa pika e parë është hapja e listave në zgjedhjet e ardhshme.

Ajo që pritet të përcaktohet në Këshillin Politik për t’u reflektuar në Kodin Zgjedhor është masa se sa do të hapen listat, si do të bëhet përllogaritja e mandateve dhe se sa do të jetë numri i kandidatëve që një qytetar mund të votojë.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article "MBRETI I DITËS" NË INSTAGRAM/ Mban "REKORDIN" nga liket, Capital T kryeson listën (FOTOT)
Previous article NATIONS LEAGUE/ Kundërpërgjigjet Zvicra, Seferovic rihap sfidën me një SUPER GOL (VIDEO)

F.autor

Postime të ngjashme

DHUNA NË PROTESTË/ Policia pezullon efektivin e “Shqiponjave”, 5 efektivë të plagosur, hetim për rastin e 28-vjeçarit të dëmtuar në sy Aktualitet

DHUNA NË PROTESTË/ Policia pezullon efektivin e “Shqiponjave”, 5 efektivë të plagosur, hetim për rastin e 28-vjeçarit të dëmtuar në sy

TENSIONE NË BULEVARD/ Policia me gaz lotsjellës, protestuesit përgjigjen me gurë Aktualitet

TENSIONE NË BULEVARD/ Policia me gaz lotsjellës, protestuesit përgjigjen me gurë

PROTESTA/ Protestuesit paqësorë para Ministrisë së Arsimit, policia i sulmon me gaz lotsjellës dhe ujë me presion Aktualitet

PROTESTA/ Protestuesit paqësorë para Ministrisë së Arsimit, policia i sulmon me gaz lotsjellës dhe ujë me presion

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT