• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 13 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

13 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
VIDEO/ Amasadorja gjermane Schutz: Roli i Shqipërisë në Procesin e Berlinit
Home
Sociale

VIDEO/ Amasadorja gjermane Schutz: Roli i Shqipërisë në Procesin e Berlinit

1 January, 2018 g.autor Aktualitet, Sociale

“Shqipëria po luan rol konstruktiv në rajon dhe kjo është arsyeja për të cilën dhe Gjermania mbështetet rolin e Shqipërisë në Procesin e Berlinit”.

Kështu është shprehur ambasadorja gjermane në Shqipëri Suzane Schutz, në një intervistë për ATSH-në, nga ku ka shpjeguar kushtet paraprake për vazhdimin e negociatave për integrimin në BE, për vendet e Ballkanit Perëndimor.

“Bashkëpunim i mirë rajonal është një aspekt shumë i rëndësishëm i integrimit në BE i të gjithë rajonit. E dini psh procesit i normalizimit midis Serbisë dhe Kosovës, është kusht paraprak i rëndësishëm, si e kuptoj unë, për të dy vendet, për Serbinë që të vazhdojë negociatat, pra bashkëpunimi në këtë rajon përtej kufijve është shumë shumë i rëndësishëm, gjithashtu për BE-në dhe për një të ardhme paqësore në Bashkimin Evropian në përgjithësi”, ka sqaruar ambasadorja.

Gjatë intervistës ajo foli edhe për Zyrën Rajonale për Bashkëpunim Rinor me seli në Tiranë, e njohur ndryshe si RYCO, të cilën e cilësoi si rezultatin më konkret të procesit të Berlinit. Schutz theksoi se RYCO deri tani ka rezultuar i suksesshëm.

“RYCO është rezultati më i rëndësishëm dhe deri tani, më konkreti i Proçesit të Berlinit, i nisur në 2014 kryesisht nga qeveria Gjermani së bashku me Austrinë, Italinë, Francën dhe Britaninë e Madhe dhe kështu që në besojmë se RYCO është produkt/pasardhës i këtij bashkëpunimi dhe për këtë arsye ne jemi shumë të lumtur që po shkon drejt suksesit tani”, theksoi ajo.

Lidhur me nënshkrimin e memorandumit të bashkëpunimit mes FBP dhe RYCO, ajo tha se “e mirëprita bashkëpunimin midis Fondit të Ballkanit Perëndimor dhe RYCO (Zyrës Rajonale të Rinisë).

E dini që RYCO u ndihmua në hapat e tij fillestarë nga Gjermania dhe Franca, të cilët kanë dhënë kontributin e tyre nëpërmjet eksperiencës së bashkëpunimit të rinisë Franceze dhe Gjermanë pas-lufte.

Ne besojmë se RYCO është një vlerë e vërtetë për Shqipërinë që është këtu dhe të nisë bashkëpunimet me të rinjtë e Ballkanit Perëndimor si një urë bashkëpunimi në rajon”.

Ambasadorja Gjermane tha se këtë vit(2018) do të nisin edhe projektet konkrete mes të rinjve nga i gjithë rajoni, ku sipas saj këta të fundit do të shërbejnë si ura bashkëpunimi edhe për të ardhmen./ata.gov.al

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article Projektet strategjike rrugore që nisin në 2018 (LISTA)
Previous article (FOTO) Viti i ri 2018, ja mesazhet e urimit nga yjet e futbollit botëror

g.autor

Postime të ngjashme

PROTESTA/ Rrugët e Tiranës plot me qytetarë që marshojnë me thirrjet: Rama, jep dorëheqjen Aktualitet

PROTESTA/ Rrugët e Tiranës plot me qytetarë që marshojnë me thirrjet: Rama, jep dorëheqjen

"U THA SHOKËVE SE KA FITUAR 500 MIJË EURO"/ Detaje të reja rreth zhdukjes së Eglantit Aktualitet

"U THA SHOKËVE SE KA FITUAR 500 MIJË EURO"/ Detaje të reja rreth zhdukjes së Eglantit

SHAU DHE HYRI MES PROTESTUESVE ME PITBULL/ Kush është djali i ish-deputetit të PS që bëri turmën t'i vihej pas Aktualitet

SHAU DHE HYRI MES PROTESTUESVE ME PITBULL/ Kush është djali i ish-deputetit të PS që bëri turmën t'i vihej pas

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT