• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 21 October, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

21 October, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
TAKIMI NË SHBA Ministrja Haradinaj: Kosova dialogon si shtet i pavarur, Serbia do ndihet e turpëruar në tavolinë
Home
Rajon

TAKIMI NË SHBA Ministrja Haradinaj: Kosova dialogon si shtet i pavarur, Serbia do ndihet e turpëruar në tavolinë

3 September, 2020 F.autor Rajon

Ministrja e Jashtme e Kosovës Meliza Haradinaj-Stublla, reagon pak para takimit që do të mbahet në Shtëpinë e Bardhë, mes përfaqësuesve të Kosovës dhe Serbisë.

“Sot delegacioni i Kosovës që hyn në Shtëpinë e Bardhë ka mandat dhe mirëbesim të dialogojë vetëm si shtet i pavarur dhe sovran përballë Serbisë, e cila do të duhej të ndihet e turpëruar që ulet në tavolinë përballë Kosovës në disavantazh, pa kërkuar falje për krimet gjenocidale, dhe pa vënë para drejtësisë kriminelët e luftës”, shkruan shefja e diplomacisë kosovare.

Haradinaj-Stublla thotë se në këtë takim pala kosovare do të hyjë me parime të panegociueshme, siç janë ruajtja e integritetit territorial, rendit kushtetues, dhe karakterit unitar të Republikës së Kosovës, me objektivin e vetëm për njohje reciproke me Serbinë.

Postimi i plotë:

Është ora 7 mëngjes këtu në Uashington DC, tek po nisim një ditë kaq të rëndësishme për Kosovën. Rolin aktiv amerikan në dialog e kemi kërkuar shumë gjatë.

Sot delegacioni i Kosovës që hyn në Shtëpinë e Bardhë ka mandat dhe mirëbesim të dialogojë vetëm si shtet i pavarur dhe sovran përballë Serbisë, e cila do të duhej të ndihet e turpëruar që ulet në tavolinë përballë Kosovës në disavantazh, pa kërkuar falje për krimet gjenocidale, dhe pa vënë para drejtësisë kriminelët e luftës.

Sot delegacioni i Kosovës ulet përballë Serbisë me këto parime të pa negociueshme: ruajtjen e integritetit territorial, rendit kushtetues, dhe karakterin unitar të Republikës së Kosovës, me objektivin e vetëm për njohje reciproke me Serbinë. Çdo gjë tjetër jashtë kësaj kornize parimesh, është në kundërshtim me interesat e Kosovës dhe NUK BESOJ se kemi rrezik për t’u shqetësuar.

Përkundrazi: të gëzohemi sot, dhe të lirojmë frymën e mbajtur brenda nesh deri tash. Rruga deri këtu nuk ishte e lehtë dhe pa pengesa. Jemi këtu sepse Kosova nuk u zmbraps kur ishte vështirë, dhe qëndroi e palëkundur në të drejtën e saj. Zoti e bekoftë Amerikën! Zoti e bekoftë Kosovën!

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article NATIONS LEAGUE/ Ylli i mbrojtjes së Inter dëmtohet në kombëtare, alarmohet Conte
Previous article KASTROITI GJEN PORTIER/ Ish-"gardiani" bardheblu firmos me krutanët

F.autor

Postime të ngjashme

DEKLARATA SKANDALOZE/ Daçiç: Do ta ripushtojmë Kosovën, flamuri ynë do ngrihet mbi Prizren Rajon

DEKLARATA SKANDALOZE/ Daçiç: Do ta ripushtojmë Kosovën, flamuri ynë do ngrihet mbi Prizren

PROFILI/ Nga akademike dhe ministre, te drejtimi i shtetit. Kush është Justina Shiroka Pula, presidentja e re e Kosovës? Breaking News

PROFILI/ Nga akademike dhe ministre, te drejtimi i shtetit. Kush është Justina Shiroka Pula, presidentja e re e Kosovës?

"KEMI VETËM TRE ORË KOHË"/ Ramush Haradinaj thirrje deputetëve: Kthehuni në seancë të votojmë Ligjin për Specialen! Rajon

"KEMI VETËM TRE ORË KOHË"/ Ramush Haradinaj thirrje deputetëve: Kthehuni në seancë të votojmë Ligjin për Specialen!

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT