Një pacient me Covid është hedhur nga kati i katërt i spitalit “Shefqet Ndroqi”.
Bëhet fjalë për një 65 vjeçar, i cili kishte dy ditë i shtruar në spital në gjendje të rënduar shëndetësore, por jo i intubuar. “News 24” bën me dije se pacienti nga rrethi i Kujës ka ndërruar jetë pas hedhjes.
Pak kohë më parë, edhe një 28 vjeçar nga Durrësi kreu aktin e rëndë të vetëvrasjes po nga ky spital.


