Qeveria gjermane, referuar mjekëve të cilët e morën nën trajtim opozitarin rus Alexei Navalny, thotë se ai u helmua me një substancë të quajtur Novichok.
Novichok është një agjent nervor kimik shumë i rrezikshëm për shëndetin e njeriut, i konsideruar si agjent nervor i epokës Sovjetike.
Kjo substancë është e ngjashme me agjentin nervor që u përdor në sulmin kundër Skripals në Mbretërinë e Bashkuar.
Alexei Navalny u dërgua në Berlin për mjekim, pasi u sëmurë papritur gjatë një fluturimi në Rusi, muajin e kaluar.


