6 persona kanë humbur jetën nga koronavirusi në Kosovë,
Bëhet me dije se gjatë 24 orëve të fundit janë testuar 488 persona si të dyshuar me koronavirus, prej të cilëve kanë rezultuar pozitivë 112 prej tyre.
Rastet pozitive janë nga: komuna Prishtinë 36 raste, komuna Gjakovë 16 raste, komuna Gjilan 10 raste, komuna Pejë 7 raste, komuna Viti 5 raste, komuna Deçan 4 raste, komuna Drenas 4 raste, komuna Lipjan 4 raste, komuna Malishevë 4 raste, komuna Ferizaj 3 raste, komuna Mitrovicë 3 raste, komuna Skenderaj 3 raste, komuna Fushë Kosovë 2 raste, komuna Klinë 2 raste, komuna Suharekë 2 raste dhe me nga një rast komunat Kamenicë, Kllokot, Obiliq, Podujevë, Prizren, Rahovec dhe Vushtrri.
Ditën e djeshme 8 persona e humbën betejën me koronavirusin, ndërsa u shënuan 147 raste të reja në 24 orë.
Kujtojmë që deri më tani në Kosovë 539 persona kanë humbur jetën nga koronavirusi, ndërsa numri i përgjithshëm i të infektuarve ka shkuar në 13.713.


