• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 27 July, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

27 July, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
COVID-19/ Epidemiologu Dritan Ulqinaku: Nuk presim ‘bum’ infektimesh me hapjen e shkollave, fëmijët s’kanë qenë të izoluar
Home
Sociale

COVID-19/ Epidemiologu Dritan Ulqinaku: Nuk presim ‘bum’ infektimesh me hapjen e shkollave, fëmijët s’kanë qenë të izoluar

2 September, 2020 s.autor Aktualitet, Breaking News, Sociale

Epidemiologu Dritan Ulqinaku tha për Euronews Albania se përballimi i sezonit turistik me rreth 1 mln turistë nga rajoni që zgjodhën të pushonin në Shqipëri është një provë e madhe e kaluar sa i përket situatës nga COVID-19, çka sipas tij u reflektua në shifrat e rritura të muajit gusht.

Teksa iu referua edhe hapjes së shkollave si një sfidë e radhës, mjeku Ulqinaku u shpreh optimist se ky moment nuk do të sillte një bum infektimesh duke qenë se fëmijët nuk vinin nga izolimi dhe nëse do të zbatohen me kujdes masat e higjienës.

“Shqetësimi ynë nuk janë fëmijët, është përcjellja e infeksionit te mësuesit dhe prindërit. Fëmijët nuk kanë qenë të izoluar, kanë qenë gjithë kohës jashtë duke luajtur me njëri-tjetrin, ndaj nuk presim një bum infektimesh”, tha mjeku teksa sugjeroi se një maskë e thjeshtë pëlhure do ta kryente më së miri funksionin.

Duke iu referuar numrit të viktimave nga COVID-19 në vendin tonë, mjeku tha se është e vështirë të bësh analiza në këtë aspekt, pasi sipas tij ky virus është shumë specifik, individual, ndaj është e kotë të bësh krahasime me vende të tjera.

“Por lufta është e egër për ata pacientë me të cilët virusi sille në mënyrë të egër”, tha epidemiologu.

Ai shpjegoi se mosha më e prekur nga virusi aktualisht në vendin tonë është mosha aktive për punë, nga 40-60 vjeç dhe më pak moshat mbi 60 çka tregon një ndërgjegjësim të këtyre të fundit për të shmangur ekspozimin.

“Mosha 40-60 vjeç që e kanë kaluar COVID-19 janë tashmë më të mbrojtur, e kanë marrë në një farë mënyrë vaksinën dhe janë të aftë të jenë në frontin e parë për gjithçka”, shpjegoi epidemiologu.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article KRIZA NË BJELLORUSI/ Udhëheqësja e opozitës: Mendojmë se këtë problem duhet ta zgjidhim vetë. Është një çështje...
Previous article DOSSIER/ Takimi i ish- të dënuarit që u arratis në '85-ën: Si e njoha Sherif Merdanin në burgun e Tiranës dhe çfarë më tha ai

s.autor

Postime të ngjashme

VIDEOLAJM/ Shehaj vrapon të largohet me dokumentin nga Kuvendi, punonjësja rrëzohet në shkallë Aktualitet

VIDEOLAJM/ Shehaj vrapon të largohet me dokumentin nga Kuvendi, punonjësja rrëzohet në shkallë

REFIT BUZI NËN HETIM PËR MASHTRIM/ Biznesmeni turk nuk i dha paratë e eksportit të fruta-perimeve Aktualitet

REFIT BUZI NËN HETIM PËR MASHTRIM/ Biznesmeni turk nuk i dha paratë e eksportit të fruta-perimeve

TË AKUZUAR PËR TRAFIK NARJITIKËSH/ SPAK dërgon në gjyq 11 persona, zbulohet ‘taktika’ që përdornin Aktualitet

TË AKUZUAR PËR TRAFIK NARJITIKËSH/ SPAK dërgon në gjyq 11 persona, zbulohet ‘taktika’ që përdornin

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT