• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 3 July, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

3 July, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
E RËNDË/ Shuhet epidemiologu Memo Boci, luftoi HIV/AIDS në Shqipëri
Home
Breaking News

E RËNDË/ Shuhet epidemiologu Memo Boci, luftoi HIV/AIDS në Shqipëri

2 September, 2020 s.autor Aktualitet, Breaking News, Kronikë

Epidemiologu Memo Boci, mjeku që nuk lejoi që Shqipëria të pësonte katastrofë nga HIV/AIDS ka mbyllur sytë sot përgjithmonë, duke iku nga kjo botë fizikisht, por duken lënë pas një kontribut të madh për vendin.

Boci u nda nga jeta në moshën 81-vjeçare, teksa lajmin për ndarjen e tij nga jeta e ka dhënë doktoreshë Silva Bino. Bino kthehet shumë pas në kohë, në 1988, atëherë kur ajo ishte vetëm një studente dhe Boci profesori i saj.

Doktoresha flet me superlativa për të, të cilin e përshkruan si një njeri shumë miqësor, të qeshur, që nuk përtonte të ndihmonte të rinjtë, por mbi të gjitha një njeri që me shumë përkushtim i dha shumë vendit të tij. Boci luftoi HIV/AIDS në vendin tonë, duke ndërtuar programin e parë të parandalimit për këtë sëmundje vdekjeprurëse në të gjithë botë.

“Mbaj mend qe ishin dite me shi dhe ishte shkurt 1988.Prisja se kush do te ishin anetaret e komisionit te provimit pasuniversitar te epidemiologjise Ne ate kohe semundjet infektive dhe higjena sic quhej ishin nje departament por ndersa per semundjet infektive ishin profesoret e infektivit per epidemiologjine duhej nje komision me i gjere. Do te jete Memo Boci me thane i cili ne ate kohe ishte Drejtor i Pergjithshem i Higjenes dhe Epidemiologjise ne MSH Do ta vendose ai se ku dhe kur. Me ne fund u la data 29 Shkurt. Memo Boci ishte legjenda e programeve dhe puneve te higjenes dhe parandalimit. Dr.Memo zakonisht vendoste qe keto provime te kryheshin ne Institutin e Higjenes si vendi kyc i parandalimit dhe ashtu u be. Ishte aq miqesor dhe i qeshur dhe ma hoqi menjehere ankthin e provimit. Pyetja e pare ishte se pse kisha zgjdhur kete nendege dhe pastaj vazhduam me tezat e provimit.
Me pas me la nje detyre te vecante te shoqeroja nje konsulent te famshem te OBSH te HIV/AIDS Dr.Daniel Tarantolen ne vendet e sterilizimit te shiringave dhe me lejoi te merja pjese ne takimin perfundimtar me te ku u tha qarte se cfare katastrofe e priste Shqiperine po te mos merreshin disa masa.Te cilat nje per nje Dr.Memo u perpoq aq shume dhe u moren qysh nga depistimi i gjakut, shiringat me nje perdorim etj. keto qe ne sot i marim te mirqena u vendosen me shume mund nga Dr. Memo Boci. E me vone kur ne do te paraqiteshim ne konferencen per AIDS ne Lisbone ne vitin 1990 ishte ai qe pas asnje ngurim na vuri ne dispozicion materialet qe prezantimi Shqiperise te ishte sa me dinjitoz. Ishte Memo Boci personi qe me dedikim nuk lejoi qe Shqioeria te personte katastrofe nga HIV/AIDS dhe qe ndertoi programin e pare te parandalimit te HIV/AIDS ne vend.
Dr.Memo ishte nje person qe perqafonte cdo gje te re dhe nuk pertonte te ndihmonte te rinjte. Ishte nje model i njeriut punetor e te perkushutar ne fushen e parandalimit. Kurioz nga natyra dhe me etjen per te mesuar ne cdo kohe themeloi shoqaten Stop AIDS qe u be pararoja e shoqerise civile per HIV/AIDS. Nje burre i mencur dhe plot force qe do te na mungoje shume. Shpresuam shume qe do ja dilte por nuk mundem. Pusho ne paqe profesori yne tu kesh lene uraten djemve Arianit qe nuk tu nda me sherbimin e tij, Jones e mbesave”, shkruan Bino.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article S'KA SHI, TERMOMETRI DO ARRIJË DERI NË.../ Mësoni parashikimin e motit për ditën e sotme
Previous article "I KAM THËNË MË PËRARA KLUBIT SE..."/ I preferuari i Guardiolas i befason të gjithë me vendimin e papritur

s.autor

Postime të ngjashme

AKSIONI PËR "CALL CENTERAT"/ Arrestohet në Dhërmi Granit Penikaj! Ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar Aktualitet

AKSIONI PËR "CALL CENTERAT"/ Arrestohet në Dhërmi Granit Penikaj! Ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar

TRAGJIKE/ 29-vjeçarja shqiptare mbytet në plazhin e Porto Novos në Vlorë Aktualitet

TRAGJIKE/ 29-vjeçarja shqiptare mbytet në plazhin e Porto Novos në Vlorë

SPAK KËRKON SËRISH ARRESTIMIN E BALLUKUT? Klodian Braho: Mungesa e masës nuk ndalon hetimin. Për ne deputeti... Aktualitet

SPAK KËRKON SËRISH ARRESTIMIN E BALLUKUT? Klodian Braho: Mungesa e masës nuk ndalon hetimin. Për ne deputeti...

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT