Ish-deputeti i Parlamentit të parë Pluralist të Shqipërisë, Ndue Totrraj, është ndarë nga jeta.
Totrraj u nda nga jeta pas një beteje të gjatë dhe të vështirë me sëmundjen e rëndë që e shoqëroi për disa vite, ndërsa ka qenë i kandiduar edhe disa herë si drejtues vendor në Bashkinë e Rrëshenit.
Lidhur me vdekjen e tij, të shumta kanë qenë dedikimet prekëse në rrjete sociale nga të afërmit.
“Po e fillojmë diten sot me nji lajm fort te keq sot per katunin Malaj e krejt Mirditen. Ka ndrrue jete nji prej burrave ma te vlefshem te Mirdites Ndue Totri. Kjo semundje e pabese sot na i ka zvoglue zemrat te gjitheve. Sot per fat te keq e kemi nji krah e mene te shnoshe ma pak, nji zemerbardhe ma pak, nji zemergjane ma pak, nji njeri fort te dashtun prej te gjitheve ma pak. Zoti u lasht shnosh me te tjeret familja Totri, u dhashte zoti force familjes e krejt shoqnise. Krishti te paste ne parris Ndue i dashtun edhe pse na ke coptue te gjitheve”, thotë një prej miqve.
Ndërsa një mik i fëmijërisë së ish deputetit shkruan se ndarja e tij nga jeta ka qenë një dhimbje e madhe. “Sot u nda nga jeta shoku i femijerise Ndue Totri .Dhimbja eshte shume e madhe. Babaj i dy djemve e nje vajze, vella i vetem i 8 motrave, djali i byrazerit te babes, bashkeshort i Dranes, vella qe deri sa mbylli syte nuk nderruam nje fjale te keqe me të. Do te me mungosh i dashur Ndue. Sot veç lot kam per ty. U prehsh ne paqe vella. Te qofte i lehte dheu”, thotë ai.
“Ndahet nga jeta daja im Ndue Zef Totri nga nje semundje e rende, ne nje moshe shum te para koheshme duke lene ne pikellim gruan me tre femijet motrat dhe te gjith te afermit e tij. Do ngelesh perjet ne zemrat tona i dashur Ndue. Pushofsh ne paqen e zotit”, shkroi një tjetër i afërm i tij në Facebook.


