Infektologu Izet Sadiku ka folur për gjendjen aktuale të COVID-19, si dhe rrezikshmërinë e rritjes së numrit të rasteve në muajt e ardhshëm.
Ai thotë se ekziston rreziku i rritjes së numrit të rasteve me fillimin e vitit shkollor dhe atë akademik, kjo për shkak lëvizja do të jetë më e madhe.
“Në shtator është fillimi i vitit shkollor, ndërsa në tetor fillimi i vitit akademik është rritja e numrit të studentëve, lëvizja më e madhe e popullsisë, e sigurisht ekziston rreziku për rritje të përhapjes apo rritja e numrit të rasteve të reja me COVID-19.
Institucionet tona duhet të kenë parasysh marrjen e masave dhe analizimin e mirë të situatës për hapat që do të ndërmarrin, pasi qëllimi parësor i të gjitha veprimeve duhet të jetë ruajtja e shëndetit të popullatës. Prandaj, e keni parë dhe OBSH e ka pas deklaratën se nëse hymë në një fazë të lirimeve të vazhdueshme e pa përgatitje të mirëfilltë, në këtë rast fillimi i vitit të shkollor pa përgatitje të mirëfilltë, mund të shkaktoj gjendje shumë të rënduar epidemiologjike në atë vend.
E njëjta gjë mund të ndodh në Kosovë, nëse ne mund të hyjmë të papërgatitur si duhet me fillim të vitit shkollor mund të rrezikojmë rritjen e rasteve. Numri i rasteve të reja në botë matet me numrin e kapaciteteve spitalore që i ka një shtet”, tha infektologu Sadiku.


