• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 28 July, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

28 July, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
EFEKTET E KORONAVIRUSIT/ Ulet numri i martesave në Kosovë por edhe i divorceve
Home
Rajon

EFEKTET E KORONAVIRUSIT/ Ulet numri i martesave në Kosovë por edhe i divorceve

1 September, 2020 s.autor Rajon

Pandemia COVID-19 e cila ka prekur mbarë botën, këtë vit ua prishi planet edhe shumë çifteve të cilët kishin vendosur të kurorëzojnë dashurinë e tyre. Shumë prej tyre u martuan pa dasmë, e disa të tjerë vendosën që ta shtyjnë për vitin e ardhshëm.

Por pandemia gjithashtu ka ndikuar edhe në rënie të numrit të shkurorëzimeve në vendin tonë. Sipas raportit  “Buletini Tremujor T2”, të publikuar nga Agjencia e Statistikave të Kosovës, në gjashtë mujorin e parë të këtij viti në Kosovë u shkurorëzuan 114 çifte, kurse u martuan 5 mijë e 633 kosovarë, shkruan Telegrafi. Në janar sipas këtij raporti 1 mijë e 882 persona i dhanë fund beqarisë, kurse 57 çifte u shkurorëzuan. Në shkurt prapë pati martesa të shumta, ku 1 mijë e 515 persona kurorëzuan martesën e tyre, kurse numri i divorceve në këtë muaj ishte më i vogël, vetëm 17. Muaji mars po ashtu e gjeti Kosovën me numër të madh të kurorëzimeve, ku u martuan 1 mijë e 698 çifte, kurse 37 të tjerë vendosën të i japin fund martesës së tyre.

E nga prilli deri në qershor pati rënie të numrit të shkurorëzimeve. Në prill nuk pati asnjë të shkurorëzuar, kurse martesa ishin 78. Në maj u shkurorëzuan vetëm dy çifte, kurse u martuan 281 të tjerë. E në qershor u martuan 179 çifte, kurse u divorcua vetëm 1 çift.

Bazuar në raportin për tremujorin e dytë të vitit 2019 të publikuar nga ASK-ja, vjet nga 1 janari e deri në qershor janë kurorëzuar 9 mijë e27 çifte, derisa numri i shkurorëzimeve ka qenë 320.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article BËRI MARRËVESHJE ME PROSERBËT/ Dritan Abazoviç: Mali i Zi nuk do të bëhet Sparta serbe e as Shqipëria e madhe
Previous article "ÇDO KUSH KA PËRGJEGJËSI"/ Rama: Prindërit dhe mësuesit të sillen si misionarë humanistë, të ndihmojnë nxënësit të respektojnë rregullat e COVID-19

s.autor

Postime të ngjashme

PA ZË NË WASHINGTON? Kosova përballet me një sfidë të re diplomatike Rajon

PA ZË NË WASHINGTON? Kosova përballet me një sfidë të re diplomatike

"KOSOVA ËSHTË PJESË E SERBISË"/ Mesazhi i Vuçiç për ushtrinë! Sulmon edhe aleancën ushtarake mes Shqipërisë, Kosovës dhe Kroacisë Rajon

"KOSOVA ËSHTË PJESË E SERBISË"/ Mesazhi i Vuçiç për ushtrinë! Sulmon edhe aleancën ushtarake mes Shqipërisë, Kosovës dhe Kroacisë

NUK JUSTIFIKOI 172 MILIONË EURO/ 2 vjet burg dhe 5 mijë euro gjobë për Shpend Ahmetin Rajon

NUK JUSTIFIKOI 172 MILIONË EURO/ 2 vjet burg dhe 5 mijë euro gjobë për Shpend Ahmetin

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT