Burri shqiptar që sulmoi infermieren në spital Attikon të hënën dhe më pas u vetëvra duke u hedhur nga lartësia, ishte diagnostikuar me kancer marsin e vitit të kaluar. Ai është shtruar në spital që prej 19 gushtit.
Sipas gruas së tij, 59-vjeçari me origjinë shqiptare, i cili po kurohej në Spitalin Attikon dhe goditi me thikë infermieren, besonte se e kishin operuar padrejtësisht ditët e fundit.
59-vjeçari iu nënshtrua një operacioni në mushkëri për të hequr një tumor. Që atëherë ai u trajtua në klinikën e kardiologjisë në katin e parë të spitalit.
Siç ka deklaruar dhe gruaja e tij për gazetën greke “Kathimerini”, 59-vjeçari nuk kishte një histori të çrregullimeve mendore, megjithatë, ditët e fundit ai i ishte shprehur të shoqes se e kishin operuar padrejtësisht.
Shqiptari i kishte rënë ziles per te kerkuar ndihme dhe po e priste infermieren me një thikë kuzhine pas derës dhe sapo hyri aji, e qelloi e shtriu përtoke dhe vazhdoi ta godiste me duar.
Infermierja është 32 vjeç, e martuar dhe nënë e dy fëmijëve. Ajo ka dëmtime në kokë, gjoks dhe shpinë dhe gjendja e saj është e rëndë, por jeta e saj nuk është në rrezik.
59-vjeçari pastaj u ngjit në katin e 5-të, në klinikën e ortopedisë, ra në tokë dhe gjeti vdekjen.


