• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 28 July, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

28 July, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
“PSE NDËRHYN NË PUNË BURRASH?” Shkoi në Komisariat me shenja ngjyrë mavi në trup e fytyrë, gruaja tregon ç’i ndodhi pasi pagoi ujin e dritat
Home
Aktualitet
Kronikë

“PSE NDËRHYN NË PUNË BURRASH?” Shkoi në Komisariat me shenja ngjyrë mavi në trup e fytyrë, gruaja tregon ç’i ndodhi pasi pagoi ujin e dritat

1 September, 2020 s.autor Aktualitet, Kronikë

“Përse e pagove ujin dhe dritat?”, pas kësaj pyetjeje një 59-vjeçare është ndodhur nën dhunën e bashkëshortit, i cili e ka goditur derisa ajo është shtrirë përtokë dhe ka humbur ndjenjat.

Sipas një burimi të gazetës Si ngjarja ka ndodhur në zonën e Laknasit, Kamëz, ndërkohë që denoncimi u dorëzua në polici nga e dhunuara me inicialet R. T.

Gjatë veprimeve hetimore, policia e përshkruan gruan me shenja në ngjyrë mavi në trup dhe në fytyrë, si gjurmë të goditjeve, ndërkohë që për këtë sulm në banesë nuk ka qenë i pranishëm asnjëri nga fëmijët. Sidoqoftë, fëmijët e çiftit tregojnë se e ëma qëllohej shpesh nga burri dhe skenat e dhunës ishin të përditshme në shtëpinë e tyre.

R. T. sipas burimeve policore të gazetës Si u rrah pak orë pasi në shtëpinë e çiftit kishin qenë faturuesit e ujësjellësit. Ata ankoheshin për mbifaturimin e ujit, por nëpunësit ju kanë thënë se edhe në rast mbifaturimi ata do përpiqeshin të korrigjoheshin duke ju zbritur çdo muaj nga vlera e deklaruar.

Por për të qetësuar mosmarrëveshjen mes bashkëshortit dhe faturuesve, 59-vjeçarja ka ndërhyrë duke ju lutur që të mos bënte sherr.

“Ai më shtyu dhe më goditi në sy të tyre, – i thotë policisë, – nëna e tre fëmijëve dhe kur ikën ata më rrahu se përse ndërhyra në punë burrash”.

Më vonë sipas denoncimit të qytetares me inicialet R. T ka folur me djalin e madh që e ka këshilluar “paguani ujin dhe dritat”. “Im bir më dërgoi lekë dhe i pagova edhe ujin edhe dritat, e bëra që mos të kishim sherr të ndezur”, rrëfen 59-vjeçarja. Burime të gazetës Si shtojnë se kur R. T u kthye në shtëpi ai e pyeti “përse i ke paguar dritat dhe ujin, burri i shtëpisë jam unë dhe jo ti”. Gruaja shton në denoncim “më goditi me grushte, më tha herën tjetër do të qëlloj më keq se sot, do të vras fare”. Sipas burimeve gruaja është përpjekur t’i shpëtojë nga duart, por ai ka filluar sërish ta godasë derisa ajo është shtrirë përtokë. “Më mori telefonin që mos të kisha mundësi të njoftoja askënd. Derisa erdhi vajza dhe djali i vogël që më gjetën të mbyllur në dhomë”, mbyll kallëzimin R. T, ndërkohë që për i shoqi i moshës 60 vjeç do të hetohet për dhunë në familje, sipas veprës 130 fraksion a të Kodit Penal.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article AKUZAT PËR GJOVALIN LOKËN/ Lleshaj: Mbaj përgjegjësi për emërimin. E kam emëruar unë, nuk iu përgjigjem….
Previous article FOTO LAJM/ Vendparkime të reja shumëngjyrëshe për biçikletat në Tiranë

s.autor

Postime të ngjashme

TENTATIVA PËR MARRJEN E LLOGARIVE WHATSAPP/ Policia thirrje qytetarëve: Mos klikoni në linke të dyshimta Aktualitet

TENTATIVA PËR MARRJEN E LLOGARIVE WHATSAPP/ Policia thirrje qytetarëve: Mos klikoni në linke të dyshimta

GJYKATA E BRAZILIT LË NË FUQI ARRESTIMIN E ERVIN MATËS/ Vijon procesi i ekstradimit drejt Shqipërisë Aktualitet

GJYKATA E BRAZILIT LË NË FUQI ARRESTIMIN E ERVIN MATËS/ Vijon procesi i ekstradimit drejt Shqipërisë

SHOKUESE/ Tepelenasi tenton të rrëmbejë vajzën nga Nepali, arrestohet në Sarandë Aktualitet

SHOKUESE/ Tepelenasi tenton të rrëmbejë vajzën nga Nepali, arrestohet në Sarandë

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT