• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 12 October, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

12 October, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
NGA ISH BLLOKU TEK KINOSTUDIO/ Epidemiologu zbulon zonat më të nxehta të Covid-19 në Tiranë
Home
Breaking News

NGA ISH BLLOKU TEK KINOSTUDIO/ Epidemiologu zbulon zonat më të nxehta të Covid-19 në Tiranë

31 August, 2020 F.autor Aktualitet, Breaking News, Kronikë

Epidemiologu Rexhep Muja, është pjesë e grupeve që shkon u merr tamponin rasteve të të dyshuarve me Covid në banesë.

Numri i të infektuarve me koronavirus në Tiranë çdo ditë shtohet me dhjetëra raste ndërsa të dyshuarit janë me qindra.

Mjeku tregon se çdo ditë vijon puna intensive në terren. Ndërkohë që në shtator do të shtojnë edhe dy grupe të tjera për të marrë tamponin në mënyrë që qytetarët të mos presim më gjatë.

Por sipas tij vendimin përfundimtar për kryerjen e tamponit e merr epidemiologu:

“Brenda 24 orëve bëhet tampon. Kërkesat vinë nga 127 dhe mjeku i familjes. Por vendimin duhet ta marri mjeku. 

Kemi patur raste që i bëmë tamponin ishte negative pas 7 ditësh doli pozitiv. Epidemiologu duhet të vendosë ditën se kur duhet të testojë”.

Sa u përket grupmoshave të të infektuarve ai thotë se janë të prekur të gjitha moshat. Ndërkohë që më problem është stresi që kalojnë të dyshuarit:

“Normalisht stresi ankthi është i shumtë. Ka nga ata që marrin frikë për marrjen e tamponit”.

Mjeku sqaron se qytetarët duhet të jenë në kontakt me mjekun e familjes, pasi kanë pasur edhe shumë raste që kur kanë shkuar t’u marrin tamponin i kanë gjetur në gjendje të rënduar:

“Nga asimptomatikët deri tek sipmtomat e lehta dhe te gjendjet e rënduara. Atyre u kërkojmë që të hospitalizohen”.

Por kush janë zonat më të nxehta të Tiranës sa i përket përhapjes së të infektuarve nga Covid-19.

“Ish-Blloku, Astiri ,Fresku, Kamza, Paskuqani, Kinostudio”.

Sipas tij ende ka shumë raste që qytetarët kanë merak kur u shkojnë mjekët tu marrin tamponin, pasi vuajnë stigmën se çfarë do të thonë të tjerët.

Po ka edhe shumë të tjerë që kanë hallin e vonesave në punë, pasi janë pa simptoma dhe nuk kanë si të justifikohen. Për këta, Muja sqaron mund të marrin raport pranë shërbimit të kujdesit shëndetësor Tiranë.

Aktualisht kryeqyteti ka gati 60% të të infektuarve aktiv me Covid-19. Pasi nga 4 mijë raste aktive në mbarë vendin, pothuajse 2100 i ka Tirana.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article SHËNIM/ Ilir Meta politikë me “Detin”, por “përgjigjet” i ka marrë ditë më parë
Previous article PARALAJMËRIMI I FRIKSHËM/ Profesoresha që po punon për vaksinën e Oksfordit: Shumë viruse do të kalojnë nga kafshët tek njerëzit sepse...

F.autor

Postime të ngjashme

ISHIN GATI PËR TË KRYER ATENTAT/ Tarja, Ymeri e Piroli dyshohet se kanë kryer 3 vrasje, përfshirë Artan Myrtajn Aktualitet

ISHIN GATI PËR TË KRYER ATENTAT/ Tarja, Ymeri e Piroli dyshohet se kanë kryer 3 vrasje, përfshirë Artan Myrtajn

VRASJA E EGLI PROGËS/ Rrëzohet kërkesa për gjykim të shkurtuar e Denis Meçes dhe Leonidha Guces Aktualitet

VRASJA E EGLI PROGËS/ Rrëzohet kërkesa për gjykim të shkurtuar e Denis Meçes dhe Leonidha Guces

E PËSON KEQ/ Dëmtoi habitatin e Vjosës me fadromë, arrestohet 44-vjeçari, procedohet një tjetër Aktualitet

E PËSON KEQ/ Dëmtoi habitatin e Vjosës me fadromë, arrestohet 44-vjeçari, procedohet një tjetër

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT