Një ngjarje e rëndë është shënuar ditën e sotme në fashtin Floq, Librazhd.
Një 50-vjeçar është gjetur nga familjarët e tij i varur.
Personi në fjalë ishte babai i katër fëmijëve, viktima me inicialet Sh.H, vuante nga depresioni dhe prej disa kohësh merrte ilaçe.
Mësohet se 50 vjeçari jetonte në Greqi, ndërsa kishte 5 muaj që ishte kthyer.
Policia ka shkuar në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen dhe sqarimin e plotë të rrethanave.


