Zbardhen detaje të reja nga ngjarja e rëndë e ndodhur në Greqi, aty ku një pacient shqiptar ka plagosur me thikë rëndë një infermiere dhe më pas është hedhur nga kati i katër i spitalit ku dhe ka gjetur vdekjen në vend.
Ngjarja ka ndodhur në orën 05:30 të mëngjesit, në pavionin e kardiologjisë, aty ku pacienti 59-vjeçar ishte i shtruar, pasi ishte operuar një javë më parë pneumotoraks.
Ai shtyp butonin me të cilin thërret infermieren dhe e pret atë i fshehur pas dere.
Sapo ajo hyn në dhomë, 59 vjeçari i cili e priste pas derës, e sulmon me thikë, e hedh në shesh dhe e qëllon me duar.
Pas kësaj ai ka hequr serumet vetë dhe ka dalë duke vrapuar nëpër korridore si i çmendur. Pasi është ngjitur në katin e katërt, është hedhur nga dritarja dhe ka gjetur vdekjen në vend.
Për 48 orë ai do merrte fletëdaljen dhe nuk kishte asnjë të dhënë për probleme psikike.
Nga ana tjetër infermierja 32 vjeçare e plagosur, ka marrë plagë të rënda në kokë dhe në kraharor, por ndodhet jashtë rrezikut për jetën.
Ajo është nënë e dy fëmijëve, dhe kur u plagos sapo kishte marrë turnin.
Në dhomën ku ndodhej shqiptari, të pranishëm gjatë ngjarjes së rëndë kanë qenë edhe 3 pacientë të tjerë.
Ende nuk bëhet me dije identiteti i shqiptarit dhe arsyeja që e ka shtyrë drejt këtij akti fatal, por policia ndodhet në vendin e ngjarjes dhe vijon hetimet për zbardhjen e plotë të saj.


