Ka përfunduar procesi i votimit në Malin e Zi për zgjedhjet parlamentare, pa u regjistruar asnjë incident në qendrat e votimit.
Në zgjedhjet e sotme garuan Partia Social Demokrate dhe ajo pro-serbe Fronti Demokratik, ndërsa pjesë e garës ishin edhe partitë shqiptare të ndara në dy koalicione.
Partitë shqiptare garojnë në dy koalicione, ndërsa shpresojnë se do të marrin dy mandate.
Koalicioni i parë përbëhet nga Alternativa Shqiptare, Forca, Lidhja Demokratike Shqiptare, Unioni i Tuzit dhe Perspektiva dhe tjetri nga Partia Demokratike, Unioni Demokratik i Shqiptarëve, Lidhja Demokratike në Mal të Zi dhe PQSHI.
Pjesëmarrja në votime ka qenë e madhe, pasi deri në orën 19:00 kishin votuar 74.9% e qytetarëve me të drejtë vote.


