Situata vijon të jetë e rënduar në Greqi nga pandemia e koronavirusit.
Gjatë 24 orëve të fundit në Greqi kanë humbur jetën nga koronavirusi 2 persona, duke e çuar kështu numrin e viktimave në 262.
Janë shënuar 157 raste të reja gjatë ditës së fundit. Qytetet më të prekura vijojnë të jenë Attika dhe Selaniku. Në Attika janë shënuar 50 raste të reja, ndërsa në Selanik 16.
Kujtojmë që deri në Greqi nga pandemia e koronavirusit e kanë humbur jetën 262 persona, ndërsa numri i përgjithshëm i të infektuarve ka shkuar në 10.134.


