• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 21 October, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

21 October, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
SULMI NË KENOSHA/ Zuckenberg: Facebook, gabim që nuk hoqi thirrjet e grupit paraushtarak
Home
Nderkombetare

SULMI NË KENOSHA/ Zuckenberg: Facebook, gabim që nuk hoqi thirrjet e grupit paraushtarak

30 August, 2020 Delo.autor Botë, Nderkombetare

Shefi ekzekutiv i Facebook, Mark Zuckerberg thotë se kompania që ai drejton bëri gabim që nuk hoqi këtë javë postimin në llogarinë e një grupi paraushtarak që u bënte thirrje civilëve të armatosur të shkonin në Kenosha të Uiskonsinit, ku po zhvilloheshin protesta të dhunshme pas incidentit që la të plagosur dhe paralizuar afrikano-amerikanin Jacob Blake në një konfrontim me policinë.

zukenberg

Faqja për grupimin “Garda e Kenoshës” kishte shkelur rregullat e Facebook dhe shumë përdorues të medias sociale kishin informuar kompaninë për përmbajtjen alarmuese, tha Zuckerberg përmes një mesazhi me video të publikuar përmes kompanisë. Gjigandi i medias sociale ka miratuar rregullore të reja gjatë javëve të fundit për të hequr ose kufizuar postime nga grupe që përbëjnë kërcënim për sigurinë publike.

Facebook e çaktivizoi faqen të mërkurën, pasi dy persona mbetën të vrarë dhe një i plagosur nga të shtëna me armë. Një adoleshent nga Ilinoi është nën akuza për incidentin e përgjakshëm.

“Kemi të bëjmë në masë të madhe me një gabim operacional,” tha Zuckerberg. “Kontraktuesit, analizuesit tek të cilët shkojnë komentet e përdoruesve, nuk e morën në shqyrtim paralajmërimin”.

Shefi ekzekutiv i Facebook-ut nuk kërkoi ndjesë për gabimin dhe tha se për momentin nuk është zbuluar ndonjë provë se adoleshenti i akuzuar për incidentin ishte frymëzuar apo e kishte parë faqen e grupit “Garda e Kenoshës” që nxiste anëtarët e saj të shkonin të armatosur në Kenosha.

Facebook-u tani po çaktivizon postime që lavdërojnë të akuzuarin për incidentin vdekjeprurës, tha zoti Zuckerberg. Megjithatë, një artikull i së enjtes në gazetën The Guardian thotë se kishte zbuluar shembuj mesazhesh që shprehnin mbështetje ose bënin thirrje për grumbullim fondesh ende aktive në Facebook si dhe në Instagram.

Zuckerberg bëri dallim mes trajtimit të Jacob Blake, i cili u qëllua në shpinë nga policia e Kanoshës, si dhe 17-vjeçarit Kyle Rittenhouse, të akuzuar për vrasjet e së martës, i cili kaloi me një pushkë në dorë pranë policëve por askush nuk e ndaloi. Shefi ekzekutiv i Facebook-ut po ashtu foli për protestën e së premtes në Uashington.

“Ekziston një përshtypje se gjërat nuk po përmirësohen me ritmet e duhura, kjo është vërtetë e dhimbshme dhe dekurajuese,” tha zoti Zuckerberg.

Ai shtoi se kompania e tij po punon për të përmirësuar shërbimet, por pa dhënë hollësi. Ai pohoi se zgjedhjet presidenciale të nëntorit përbëjnë sfidën më të madhe në përpjekjet kundër mesazheve polarizuese.

“Ekziston një rrezik real dhe ky rrezik shtohet gjatë zgjedhjeve në këtë periudhë shumë delikate, të polarizuar e të acaruar,” tha zoti Zuckerberg./ VOA

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article SITUATA E NDEZUR NË UISCON/ Demokratët: Vizita e Donald Trump mund të përkeqësojë gjendjen
Previous article “SHQIPEN S'MUND TË NA E HEQIN PREJ SHPIRTI”! Emina Cunmulaj mesazh prekës shqiptarëve në Mal të Zi: Të votojmë për gjuhën tonë!

Delo.autor

Postime të ngjashme

ANALIZA e “Politico”: Dilema e madhe e Zelenskyt me Trump, të rezistojë apo të tërhiqet? Rreziqet dhe shpërblimet për Ukrainën Botë

ANALIZA e “Politico”: Dilema e madhe e Zelenskyt me Trump, të rezistojë apo të tërhiqet? Rreziqet dhe shpërblimet për Ukrainën

ARABIA SAUDITE NË SULMET HUTHI/ 13 të vdekur nga goditja në aeroportin e Riadit Botë

ARABIA SAUDITE NË SULMET HUTHI/ 13 të vdekur nga goditja në aeroportin e Riadit

POLONI/ Arrestohet i dyshuari për planifikimin e një sulmi ndaj kryeministrit Donald Tusk Botë

POLONI/ Arrestohet i dyshuari për planifikimin e një sulmi ndaj kryeministrit Donald Tusk

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT