• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 4 July, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

4 July, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
FITOI BETEJËN ME COVID-19/ Rrëfehet biznesmeni shqiptar: Si ma kuruan virusin në spitalin e Vjenës (PROTOKOLLI)
Home
Sociale

FITOI BETEJËN ME COVID-19/ Rrëfehet biznesmeni shqiptar: Si ma kuruan virusin në spitalin e Vjenës (PROTOKOLLI)

30 August, 2020 Delo.autor Aktualitet, Sociale

Biznesmeni Avni Ponari, themelues dhe drejtor i përgjithshëm i SIGAL UNIQA Group Austria, i cili pak kohë më parë u infektua me COVID 19, ka treguar eksperiencën e tij se si u shërua në spitalin Austriak, dhe rregullat që ndiqeshin.

Ponari shkruan se në spitalin austriak nuk i bënë skaner madje dhe atë që kishte nuk ia kanë parë fare. “Në Spitalin Austriak nuk më pyetën as më bënë skaner madje kur ua dhashë të regjistruar nuk ma panë fare”, thotë biznesmeni në postimin e tij.

Përdorimi i telefonit në spitalin austriak ishte i lejuar, tregon më tej Ponari. Kurse në vendin tonë telefoni nuk lejohet në spitalet Covid, dhe kjo madje ka qenë një nga temat më të nxehta që ka shkaktuar debate mes shumë aktorëve.

“Ditën e parë më pyetën nëse kisha telefon dhe karikues me vete dhe nëse nuk kisha do ma jepnin. Mjekët dhe personeli hynin në dhomën time me një palë veshje mbi veshjen anti-covid  dhe i linin në dhomen time për t’u veshur ne koridor për të hyrë në dhomen tjetër pasi dezinfektonin duart. Pra s’kishte asnjë mundësi shkëmbimi virusi nga njëri pacient te tjetri”, vijon Ponari rrëfimin e tij, ku në fund bën edhe një apel për qytetarët, duke theksuar se kjo sëmundje mjekohet në shtëpi.

RRËFIMI I PLOTË I AVNI PONARIT:

Po ju shkruaj jo si mjek miqte e mi por si njeri nga milona qe kemi kaluar Covid-19. Nje virus shume i rrezikshem dhe i pa njohur per te gjithe perfshire dhe mjeket. Mora shkas nga nje miku im i cili sapo kishte bere scanerin e dyte, me erdhi keq per te por kte gabim e bera dhe une, skaneri nuk sheron dhe nuk ndihmon mjekun ne sherimin nga Covid-19.

Ne Spitalin Austriak nuk me pyeten as me bene scaner madje kur ua dhashe te regjistruar nuk ma pane fare.

Dhjete dite ne sitalin e Vjenes pervec nje ilaci anti viral qe ul fuqine e virusit sipas eksperiences tyre 30 deri 40 %,nuk kishte asgje tjeter pervec vitaminave.

Diten e pare me pyeten ne se kisha telefon dhe karikues me vete dhe ne se nuk kisha do ma jepnin.Mjeket dhe personeli hynin ne dhomen time me nje pale veshje mbi veshjen anti covid  dhe i linin ne dhomen time per tu veshur ne koridor per te hyre ne dhomen tjeter pasi dezinfektonin duart.Pra skishte asnje mundsi shkembimi virusi nga njeri pacient te tjetri.

Tre gjera jane te rendesishme per te gjithe por ne vecanti per ato mbi 40 vjec.Matja e oksigjenit ne gjak  sa me shpesh qe nuk eshte mire te kaloj poshte  90, ruajtja e temperatures konstante dhe themelore qe nuk duhet nenvleresuar eshte perdorimi i holluesit ne gjak deri sa te kalojne 14 dite dhe fillon levizja e zakonshme. Pas dites 14 fillon mjekimi per disa dite me antibiotik dhe ilace te tjera qe rekomandon mjeku pas nje analize gjaku komplet.

Prandaj cmimi per nje skaner eshte bere 50 mije leke gati trefish dhe me e keqja eshte demi rrezatues qe skaneri shkakton.

Kjo semundje mjekohet me mire ne shtepi dhe mos degjoni as ato qe thone se eshte nje grip i zakonshem as ato qe thone se  nuk eshte asgje dhe tua heqin vemendjen nga kujdesi.Per mua hapja e shkollave do coje infeksionin deri 60 % te popullsise pasi femijet jane te mbrojtur por do sjellin virusin neper dhtepi tek prindrit e tyre.

Ju thash sjam mjek por ju dhash eksperiencen time qe ishte jo e kendshme.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article TRAGJIKE NË KINË/ Shembet restoranti me dasmorë brenda, 17 viktima
Previous article KALIM I PALIGJSHËM TË KUFIRIT/ Transportonte ilegalisht familjen nga Afganistani drejt Kosovës, pranga 52-vjeçarit

Delo.autor

Postime të ngjashme

"LIRONI ÇUNAT"/ Protestuesit nisin marshimin drejt komisariatit nr. 3 Aktualitet

"LIRONI ÇUNAT"/ Protestuesit nisin marshimin drejt komisariatit nr. 3

ZJARR NË MALIN E SHËNGJINIT/ Digjen sipërfaqe të konsiderueshme me shkurre dhe bimësi, vijon ndërhyrja e zjarrfikësve Aktualitet

ZJARR NË MALIN E SHËNGJINIT/ Digjen sipërfaqe të konsiderueshme me shkurre dhe bimësi, vijon ndërhyrja e zjarrfikësve

AKSIDENTI TRAGJIK I AUTOBUZIT TIRANË-DURRËS/ Nënë e bijë transportohen drejt Greqisë për ndihmë më të sspecializuar Aktualitet

AKSIDENTI TRAGJIK I AUTOBUZIT TIRANË-DURRËS/ Nënë e bijë transportohen drejt Greqisë për ndihmë më të sspecializuar

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT