Vijon situsta e zjarrit në zonën ndermjet 3 bashkive (Rroskovec Patos dhe Mallakastër), në fshatrat Vlosh (Rroskovec) Drenie (Patos) dhe Lofkënd (Mallakastër) deri në momentin e tanishëm ka përshkruar 150 hektar jo të djegur plotësisht në Patos dhe Rroskovec. Zjarri rrezikon të shtrihet nga drejtimi i Mallakastrës, në teren shumë të vështirë.
Në rajonin e përfshirjes nga zjarri, për momentin, ka 9 vatra aktive larg nga njëra tjetra në pozicione të ndryshme.
Zjarri më masiv është në masivin pyjor me emërtim Moçivar.
Tre bashkitë janë me forca dhe mjete. Në krye të tyre janë tre nënkryetarët e bashkive. Janë tre zjarrfikse, një autobot, një mjet gërmues për pastrimin e rrugëve në pyll dhe 85 specialiste/punonjës/vullnetarë.
Situata për shkak të terrenit, paraqitet e vështirë. Forcat dhe mjetet janë duke vepruar në periferi.
AlpeNews.al


