• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 26 July, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

26 July, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
COVID-19/ Alarmi i mjekëve: Kurba e rasteve rritet në mesin e shtatorit, problem të rinjtë asimptomatikë
Home
Sociale

COVID-19/ Alarmi i mjekëve: Kurba e rasteve rritet në mesin e shtatorit, problem të rinjtë asimptomatikë

29 August, 2020 s.autor Aktualitet, Breaking News, Sociale

Me mbylljen zyrtarisht të sezonit veror, epidemiologët thonë se pritet rritje e rasteve pozitive me covid 19. Arsyeja sipas tyre ka të bëjë me periudhën e inkubacionit të virusit i cili kërkon të paktën 2 javë të shfaqë simptomat në organizëm. Të pyetur nga gazeta “Shqip” mjekët infeksionistë në QSUT konfirmuan se plazhi është një prej shkaqeve të rasteve të reja që pritet ta rrisin kurbën në dy javëshin e parë tës shtatorit.

“Në fund të gushtit kthehen nga plazhi pothuajse të gjithë dhe 2 javët e para të shtatorit do të konfirmojnë frikën që kemi pasur të gjithë, infektimin në plazh si pasojë e mosruajtjes së distancës fizike”, thanë burimet për “Shqip”.

Sipas tyre, është pikërisht kjo kategori, kryesisht të rinj që ndonëse nuk shfaqin shenja të koronavirusit, analizat e laboratorit konfirmojnë prezencën e virusit në organizëm për shkak të ndryshimit të parametrave specifikë të gjakut, sic janë limfocitet apo neutrocitet, rritja e numrit të rruazave të bardha apo trombet, çka vënë në rrezik shëndetin.

“Por kjo kategori është rrezikon të përhapë virusin pasi refuzon mjekimin që për hir të s? vërtetës është i shtrenjtë. Ata vijojnë jetën normalisht duke rrezikuar infektimin e personave që takojnë”, thonë infeksionistët për “Shqip”.

Specialistët rekomandojnë kontrolle periodike për të matur ngarkesën virale në gjak. Sipas tyre, kapja sa më shpejt e infeksionit rrit mundësinë për luftimin e tij dhe zvogëlon shanset që ai të sulmojë organet e tjera.

“Çdokush që është kthyer nga plazhi, u rekomandohet patjetër kryerja e analizave të gjakut, gjak komplet me formulë dhe analiza e proteinës reaktive CPR që tregon përgjigjen e organizmit ndaj një prekje e mundshme e virusit. Nëse mjekohen herët asnjë rrezik nuk shkakton virusi covid por kalon lehtë si një sëmundje gripi e zakonshme”, thonë mjekët.

Me ardhjen e vjeshtës fillon dhe qarkullimi stinor i virozave e viruseve të gripit që nëse mbivendosen bashkë me virusin covid 19 shkaktojnë probleme serioze, nëse neglizhohen.

Ndaj apeli i mjekëve është sidomos për të rinjtë që të rrisin kujdesin shëndetësor e të kujdesen për veten e të afërmit.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article HISTORIKE/ Lirim Zendeli fiton Çmimin e Madh të Belgjikës në Formula 3!
Previous article "VAJTON" PAKTIN E 2009 ME GREQINË PËR.../ Berisha: Marrëveshja e detit, Rama e rrëzoi në Kushtetuese me kërkesë të Erdoganit. Zgjidhja...

s.autor

Postime të ngjashme

DETAJE NGA NGJARJA NË KURBIN/ 22-vjeçari i plagosur u dërgua në spital nga vëllai, ja dëshmia e tij Aktualitet

DETAJE NGA NGJARJA NË KURBIN/ 22-vjeçari i plagosur u dërgua në spital nga vëllai, ja dëshmia e tij

DIGJENT MALI I ÇIPINIT/ Era e fortë përkeqëson situatën e zjarreve, autoritetet thirrje banorëve të zonës: Tregoni kujdes Aktualitet

DIGJENT MALI I ÇIPINIT/ Era e fortë përkeqëson situatën e zjarreve, autoritetet thirrje banorëve të zonës: Tregoni kujdes

DETAJET E PARA/ Të shtëna me armë zjarri në Gjorm të Kurbinit, plagoset një 22-vjeçar Aktualitet

DETAJET E PARA/ Të shtëna me armë zjarri në Gjorm të Kurbinit, plagoset një 22-vjeçar

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT