• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 9 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

9 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
EUROPA RIHAP SHKOLLAT/ Maska e detyrueshme për nxënësit në Spanjë dhe Francë
Home
Nderkombetare

EUROPA RIHAP SHKOLLAT/ Maska e detyrueshme për nxënësit në Spanjë dhe Francë

28 August, 2020 s.autor Botë, Nderkombetare

Maska e detyrueshme për të gjithë fëmijët e moshës 6 vjeç e lart, kur ata do të rikthehen në klasa pas pak ditësh, – është kjo një nga masat e shpallura nga qeveria e Pedro Sanchez për të frenuar përhapjen e Covid-19.

Nxënësit gjithashtu do t’i nënshtrohen kontrolleve të temperaturave ditore, do të duhet të lajnë duart të paktën pesë herë në ditë dhe do të duhet të shoqërohen vetëm me një numër të vogël të bashkëmoshatarëve. Shkurt, ato do të jenë pjesë e asaj që është quajtur “flluskë” ose “grup i qëndrueshëm i bashkëjetesës” dhe për këtë arsye nuk do të jenë në gjendje të kenë ndërveprime me studentë nga klasa të tjera. E gjithë kjo bëhet për të përshpejtuar procesin e identifikimit të kontakteve, nëse një student ose mësues do të testohet pozitiv për Covid.

Në Francë: maska e detyrueshme për nxënësit e shkollave të mesme

Teksa në Francë por rriten me shpejtësi rastet e reja të infeksionit, fillimi i vitit shkollor është gjithashtu shqetësues. Por ekzekutivi francez duket se nuk bën kompromis: javën e ardhshme ‘me çdo kusht rihapen shkollat’ dhe msakat do të jenë të detyrueshme për të gjithë, duke filluar nga ata në shkollat e mesme.

Franca ka shtuar gjithashtu 19 provinca të tjera në listën e “zonave të kuqe” ku virusi është në qarkullim aktiv; që do të thotë se autoritetet lokale të 21 provincave “shumë të prekshme nga Covid” (përfshirë ato të Parisit, Marsejës dhe Lionit) mund të vendosin vetë rregulla më të rrepta, të tilla si mbyllja e bareve dhe restoranteve në një kohë të caktuar, kufizim të udhëtimit e deri në shtetrrethim.

Kryeministri Jean Castex dje përsëriti disa herë se qeveria e tij dëshiron të shmangë një tjetër “mbyllje të përgjithshme, por planet për bllokime të kufizuara janë tashmë gati.

“Epidemia po fiton terren. Pa dyshim, këtë që po ndodh këtë verë në Francë dhe gjetkë as shkencëtarët nuk e kanë parashikuar”, -tha kryeministri Jean Castex

Organizata Botërore e Shëndetit ka paralajmëruar edhe një herë se përdorimi vetëm i maskës nuk është i mjaftueshëm për tu mbrojtur nga infeksioni…”Njerëzit po bëhen gjithnjë e më pak të kujdesshëm për të respektuar distancën fizike” tha sot organi i OKB-së.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article KËRCËNOI, RRAHU E DEMASKOI NË RRJETET SOCIALE TË DASHURËN E BURRIT/ Lirohet shkodrania: U trondita...
Previous article OBSH VIZITON SPITALIN COVID-2/ Drejtoresha merr informacione të hollësishme mbi menaxhimin e rasteve me koronavirus

s.autor

Postime të ngjashme

VIDEOLAJM/ Trump braktis intervistën në NBC News, debat i ashpër gjatë transmetimit: Më ka mbaruar durimi Botë

VIDEOLAJM/ Trump braktis intervistën në NBC News, debat i ashpër gjatë transmetimit: Më ka mbaruar durimi

IZRAELI BRESHËRI SULMESH NDAJ IRANIT/ Trump i shqetësuar për dëmtimin e negociatave, thirrje Netanyahut: Mos u hakmerr Botë

IZRAELI BRESHËRI SULMESH NDAJ IRANIT/ Trump i shqetësuar për dëmtimin e negociatave, thirrje Netanyahut: Mos u hakmerr

NGA IRANI NË UKRAINË/ Si po e sfidon lufta asimetrike fuqinë ushtarake konvencionale Botë

NGA IRANI NË UKRAINË/ Si po e sfidon lufta asimetrike fuqinë ushtarake konvencionale

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT