• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 10 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

10 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
OBSH VIZITON SPITALIN COVID-2/ Drejtoresha merr informacione të hollësishme mbi menaxhimin e rasteve me koronavirus
Home
Sociale

OBSH VIZITON SPITALIN COVID-2/ Drejtoresha merr informacione të hollësishme mbi menaxhimin e rasteve me koronavirus

28 August, 2020 s.autor Aktualitet, Breaking News, Sociale

Drejtoresha e Organizatës Botërore të Shëndetësisë në Shqipëri, Bettina Menne, ka vizituar spitalin Covid-2 “Shefqet Ndroqi”, ku po trajtohen të infektuarit me koronavirus.

Përmes një mesazhi në ‘Facebook’, OBSH në Shqipëri thekson se drejtoresha Menne është takuar me drejtorin e këtij spitali dhe është informuar në hollësi mbi punën e spitalit, sfidat që stafi i tij përballon si edhe mbi nevojat që shtrohen.

OBSH VIZITON SPITALIN COVID2

Drejtoresha për Shqipërinë e OBSh-së, Dr. Bettina Menne vizitoi të mërkurën Spitalin COVID2 – Spitali Universitar Shefqet Ndroqi Sanatorium – në Tiranë dhe pati një diskutim të thelluar me drejtorin e këtij spitali, Prof. Dr. Perlat Kapisyzi.

Dr. Menne u informua në hollësi mbi punën e spitalit, sfidat që stafi i tij përballon si edhe mbi nevojat që shtrohen.
Drejtori i Spitalit COVID2, Prof. Dr. Kapisyzi i shpjegoi përfaqësuesve të OBSh-së se si kjo njësi ja ka dalë të rrisë numrin e shtretërve, hapësirat e nevojshme, kapacitetet e shërbimit dhe stafin, tërësisht të dedikuar për rastet me COVID-19.

“Ne planifikojmë të rrisim sa më parë kapacitetet e njësisë së terapisë intensive” – tha Dr. Kapisyzi.

Drejtoresha për Shqipërinë e OBSh-së, Dr. Bettina Menne pyeti hollësisht për menaxhimin e rasteve klinike dhe të protokolleve të përdorura për pacientët. Në takim u diskutuan edhe nevojat për burime njerëzore, planet e kapërcimit të gjendjes, mundësitë për rritjen e kapaciteteve të testimit dhe pajisjeve të tjera diagnostike të disponueshme në spital.

Ekipi i OBSh-së vizitoi gjithashtu edhe pavionin e COVID-19 si dhe njësinë e terapisë intensive.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article EUROPA RIHAP SHKOLLAT/ Maska e detyrueshme për nxënësit në Spanjë dhe Francë
Previous article PROTESTAT KUNDËR LUKASHENKOS/ SHBA e prerë: Nuk do ndërhyjmë në Bjellorusi...

s.autor

Postime të ngjashme

TUBIM MBI 3 ORË/ Protestuesit vazhdojnë marshimin: Shqipëri e re, Edi Rama dorëhiqu... Aktualitet

TUBIM MBI 3 ORË/ Protestuesit vazhdojnë marshimin: Shqipëri e re, Edi Rama dorëhiqu...

“FORBES”: Pse ishulli i Jared dhe Ivanka mund të shkatërrojë përpjekjen e Shqipërisë për në BE Aktualitet

“FORBES”: Pse ishulli i Jared dhe Ivanka mund të shkatërrojë përpjekjen e Shqipërisë për në BE

PROTESTA/ Thirrja e aktorit Mehdi Malkaj: Shqipëria ka qenë gjithnjë e re, e kemi për detyrë ta mbrojmë Aktualitet

PROTESTA/ Thirrja e aktorit Mehdi Malkaj: Shqipëria ka qenë gjithnjë e re, e kemi për detyrë ta mbrojmë

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT